Leao: Nuk jam perfekt, por nuk më pëlqejnë kritikat te Milani
Rafael Leao e ka pranuar se nuk është një lojtar perfekt dhe nuk ka asgjë kundër trajnerit Paulo Fonseca, por që nuk i pëlqejnë kritikat që merr për etikën e punës.
Sulmuesi aktualisht është në detyrë ndërkombëtare me Portugalinë dhe besimi i tij u rrit ndjeshëm nga performanca e tij në Estadio Bernabeu, ku Milani mundi Real Madridin 3:1 në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, ai u akuzua ende nga eksperti i Sky Sport Italia dhe ish-mbrojtësi i kuqezinjve, Alessandro 'Billy' Costacurta, se kishte bërë përpjekje vetëm gjatë ndeshjeve të mëdha dhe kishte një etikë të dobët pune, që do të thotë se ai nuk ishte në 100 lojtarët më të mirë në botë.
"Është e qartë se nuk jam dakord me këtë," iu përgjigj Leao gazetarëve në kampin e Portugalisë.
“Kam kaluar një sezon të mrekullueshëm te Milani, por, si gjithë të tjerët, ka ulje-ngritje. Sezoni sapo ka filluar. Shiko, e di që nuk jam lojtari perfekt dhe ndonjëherë mund të bëj shumë më mirë. Nuk jam i tronditur nga kjo kritikë, kam njerëz që më ndihmojnë të përmirësohem dhe ata janë ata që duhet t'i dëgjoj. Kjo kritikë thjesht më shtyn të përgjigjem në fushë.”
Fonseca mori një qëndrim duke e lënë Leaon në pankinën e Milanit për tre ndeshje radhazi në Serie A, ndërkohë që ai zëvendësohet pothuajse gjithmonë kur fillon.
Sidoqoftë, ylli u përpoq të shmangte sugjerimet për një grindje në terrenin stërvitor të Milanello.
“Këto gjëra ndodhin gjatë sezonit, unë nuk kam asgjë kundër tij dhe ai nuk ka asgjë kundër meje. Gjithçka është rregulluar. Nuk më pëlqen të jem në stol, natyrisht, por ai i merr vendimet dhe unë si lojtar duhet të respektoj trajnerin. Kur futem në fushë, duhet të bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin.”
Leao ka shënuar tre gola dhe ka dhënë pesë asistime në 14 ndeshje për Milanin deri më tani këtë sezon ndërmjet Serie A dhe Ligës së Kampionëve.