Leandro Trossard vendos rekord historik në Premierligë
Sulmuesi Leandro Trossard ka arritur të vendos rekord historik në Premierligë, duke dhuruar tre asistime në fitoren 3:0 të Arsenalit ndaj Fulhamit.
Transferimi i janarit dhuroi asistime te Gabriel, Martinelli dhe Martin Odegaard, që vulosen fitoren.
Duke bërë kështu, belgu u bë lojtari në histori në Premierligë due dhuruar tre asistime në një ndeshje mysafire, kështu se paku raporton "Opta".
E tërë skuadra londineze ishte në formë të shkëlqyer të dielën duke "shpartalluar" Fulhamin, edhe pse mysafirët nisën përmirësimin gjatë pjesës së dytë.
Kjo fitore e Arsenalit ndikon që të rikthejë pesë pikë dallim në kreun e Premierligës para Manchester Cityt, pas 27 xhirove të zhvilluara.
Skuadra e Mikel Artetas tani ka fituar pesë ndeshjet e fundit në Premierligë, duke u rikthyer pas disa gabimeve në muajin e kaluar ku pësuan humbje nga Manchester City dhe Everton, si dhe barazuan me Brentfordin.
"Jam shumë i lumtur me të, gjithnjë provoj të kontribuojë me gola dhe asistime, si dhe të ndihmoj skuadrën të vazhdojë përpara".
"Jam shumë i lumtur që fituam dhe do të vazhdojmë kështu", deklaroi ai.