“Le të shohim”, Diant Ramaj i përgjigjet spekulimeve për kalimin në Premierligë
Portieri i Ajaxit Diant Ramaj e ka mirëpritur interesimin e Arsenalit, Manchester Uniedit dhe Chelseas duke deklaruar se është gati për të bërë hapin e radhës në Premierligë.
22-vjeçari kaloi te Ajaxi vetëm verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt, mirëpo ka qenë ndër yjet e paktë që ka shkëlqyer në këtë kampanjë zhgënjyese te gjiganti holandez.
Ramaj në një intervistë për “Voetbal International” ka bërë të ditur se nuk është i frikësuar për një kalim në Premierligë.
“Kam dëgjuar gjithashtu, po. E shoh këtë si arritje pas punës së bërë këtu”.
“E shoh në fakt interesimin e klubeve të mëdha si kompliment. Do të vazhdoj të punoj në gjithçka, siç po bëj tani”.
“Nuk e lejoj vetën të shpërqendrohem, qëndroj i qetë dhe tentoj t’i përmirësojë detajet. Kjo është tërë kohën në kokën time, jam i zënë në gjërat tjetër, transferimi është punë për agjentin tim”.
I pyetur nëse frikësohet për një kalim në një ligë më garuese, Ramaj shtoi: “Nuk frikësohem nga asgjë sepse e di se çfarë mund të bëj. Dua ta bëj më të mirën këtu, të shohim çfarë sjell e ardhmja”.
Ramaj e ka mbajtur katër herë portën e paprekur në 20 paraqitje në ligën holandeze duke pranuar 30 gola.