Kupa e Amerikës: Lautaro heroi i Argjentinës ndaj Kilit, Kanada e mposht Perunë - NACIONALE

Kupa e Amerikës: Lautaro heroi i Argjentinës ndaj Kilit, Kanada e mposht Perunë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Argjentinës ka vazhduar me fitore në Kupën e Amerikës, tani duke mposhtur Kilin me rezultat 1:0. Fitore ka shënuar edhe Kanada, që ka fituar ndaj Perusë, po me të njëjtin rezultat.

Argjentina që është kampione në fuqi, e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2:0, teksa po vazhdon rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Skuadra e udhëhequr në fushë nga Lionel Messi e dominoi takimin, duke pasur shumë raste shënimi, por që mungoi konkretizimi i rasteve.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa një gol u shënua në frymën e fundit.

Ishte ylli i Interit, Lautaro Martinez që shënoi gol në minutën e 88-të, për rezultatin 1:0, duke kujtuar se ai u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 73-të.

Me rezultatin 1:0, Argjentina arkëtoi pikët e radhës, duke siguruar kalimin e grupit A nga vendi i parë, një ndeshje pa përfunduar ndeshjet grupore.

Në anën tjetër, Kanadaja erdhi te pikët e para në këtë turne, duke mposhtur Perunë 1:0, me golin e yllit të Lilles, Jonathan David, të minutës së 74-të.

Kanada pas xhiros së dytë e zë vendin e dytë në grup me tre pikë, ndërsa Kili dhe Peruja kanë nga një.

Lajme të ngjashme