Laporta: Nuk mund të transferojmë lojtarë në janar, Liverpool na mposhti për shërbimet e Diazit - NACIONALE

Laporta: Nuk mund të transferojmë lojtarë në janar, Liverpool na mposhti për shërbimet e Diazit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se nuk mund të bëjnë transferime në afatin kalimtar të janarit shkaku i rregullave të La Liga-s, derisa pranoi se humbën garën me Liverpoolin për sulmuesin Luis Diaz.

Diaz bëri hapin e madh në karrierë në fundin e janarit të vitit 2022, duke nënshkruar për Liverpoolin në një marrëveshje për afro 50 milionë euro.

Më vonë u zbulua që Barcelona ishte gjithashtu në garë, gjë të cilën tani e ka konfirmuar edhe vetë presidenti i klubit katalunas.

"Atë kohë sapo morëm drejtimin e klubit dhe Liverpool na mposhti për të, por ne po shqyrtonim inkorporimin e tij, por ishim në një situatë ekonomike që duhej ta zgjidhnim dhe ta kthenim".

"Liverpool ishte përpara nesh, por Luis Díaz është një lojtar i madh dhe në këtë kuptim ai i përket Liverpool-it dhe nuk mund të flas më për këtë", deklaroi fillimisht ai.

Ndërkohë, tutje Laporta konfirmoi që edhe shkaku i rregullave financiare nuk kanë të drejtë të transferojnë lojtarë në afatin dimëror.

"Sipas Fairplay-it financiar të La Ligës, ne nuk mund të nënshkruajmë me lojtarë në janar. Ne po bëjmë çmos për të bindur La Ligën që të jetë më fleksibile", shtoi ai.

Barcelona nuk është në formën më të mirë në aspektin sportiv, pasi pavarësisht që e mbyllin përkohësisht si lider në La Liga, dy pikë prapa rivalit të përbetuar, Real Madrid, atyre nuk u eci suksesi në garat evropiane.

Blaugranasit ishin në “grupin e vdekjes” me Bayern Munichun dhe Interin dhe ranë në Ligën e Evropës, ku në raundin e play-offit tani do të përballen me klubin e madh anglez, Manchester United.

Ndërkohë, Barcelona ishte i lidhur me disa futbollistë për transferimin në afatin dimëror, ani pse marrëveshjet janë në vlera mjaftë të larta.

Vetë trajneri Xavi Hernandez ka pranuar se Barcelona ende duhet të përforcohet që të luftojë deri në fund për titull dhe që të fitojë Ligën e Evropës.

Lajme të ngjashme