Probleme për Liverpoolin, Luis Diaz humbet Kupën e Botës shkaku i lëndimit në gju - NACIONALE

Probleme për Liverpoolin, Luis Diaz humbet Kupën e Botës shkaku i lëndimit në gju

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz do të mungojë në Kupën e Botës shkaku i lëndimit në gju pasi u dëmtua në humbjen ndaj Arsenalit, të dielën e kaluar.

Kolumbiani ka bërë testet mjekësore ditën e hënë që zbuluan se si pasojë do të jetë jashtë fushës për gjashtë deri në tetë jaë.

Kjo nënkupton që ai do të mungojë për 10 ndeshjet e radhës të Liverpoolit para se të nis turneu i Kupës së Botës në Katar muajin tjetër.

Pritjet e para janë që do të rikthehet në “aksion” kur Premierliga të rinis pas Kupës së Botës, pra në ditën që njihet si “Boxing Day”.

Është një tjetër mungesë e madhe për trajnerin e “Reds”, Jugen Klopp, i cili disa herë e vlerësoi Diazin si lojtari me paraqitjet më të mira në këtë sezon zhgënjyes.

Diaz nisi të gjitha ndeshjet përpos njërës si titullar te Liverpool këtë edicion, duke shënuar tre gola në Premierligë dhe një tjetër në Evropë.

Klopp e zgjodhi në formacionin bazë Diaz gjatë humbjes 3:2 ndaj Arsenalit në “Emirates Stadium”, por 25-vjeçari u detyrua të largohet disa çaste para përfundimit të pjesës së parë. Ai u zëvendësua nga Roberto Firmino.

Trent Alexander-Arnold është futbollisti tjetër që është duke hasur vështirësi me lëndime, me Klopp që ka konfirmuar se ka dëmtuar kyçin e këmbës.

“Trent është pak si mirë me kyçin e këmbës. Ai lëndoi kyçin dhe kjo nuk është e mirë”.

“Trent asnjëherë në shtatë vite nuk ka dal nga fusha kur ka mundur të luajë. Ai ishte në dhimbje shumë të mëdha, kishte enjteje menjëherë, do ta shohim së shpejti”, përfundoi tekniku gjerman.

Liverpool është duke kaluar kohën më të keqe gjatë këtyre viteve të fundit, ku tani renditën në pozitën e 10-të në tabelë dhe vetë Klopp ka konfirmuar që nuk janë në garën për titull.

“Reds” të mërkurën do ta zhvillojnë sfidën si mysafir i Rangers për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme