Lampard beson se Chelsea do ta eliminojë Real Madridin në ndeshjen e kthimit - NACIONALE

Lampard beson se Chelsea do ta eliminojë Real Madridin në ndeshjen e kthimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Frank Lampard beson që Chelsea mund ta përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e humbi 2:0 ndeshjen e parë çerekfinale në Bernabeu.

Lojtarët e Chelsea do të duhej të bëjnë diçka që nuk kanë bërë në katër ndeshje nëse dëshirojnë të arrijnë rezultat kundër Madridit – pra të shënojnë gola.

Chelsea pësoi humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Lampard pasi përfundoi me 10 lojtarë në fushë, pas kartonit direkt të kuq të Ben Chilwell për një faull ndaj Rodrygos në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Do të thotë që Blutë duhet të shënojnë së paku dy herë në Stamford Bridge në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet të martën e ardhshme.

“Gjëra interesante mund të ndodhin në Stamford Bridge. Ne duhet të besojmë”, tha Lampard , i cili ka pësuar 13 humbje në 16 ndeshjet e tij të fundit si trajner në periudhën e tij me Everton dhe Chelsea këtë sezon.

Problemi i Chelsea: Golat

Chelsea ka dështuar të shënojë gol në katër ndeshje në të gjitha garat për herë të parë që nga nëntori i vitit 1993.

Që nga barazimi 2-2 ndaj Evertonit më 18 mars, para se Graham Potter të shkarkohej, Blutë kanë pësuar humbje ndaj Aston Villës 2:0 në shtëpi, barazim 0:0 ndaj Liverpoolit gjithashtu në shtëpi dhe kanë humbur ndaj Wolves me rezultat 1:0, para humbjes nga Real Madridit të mërkurën mbrëma.

Ata kanë dështuar të shënojnë në 17 ndeshje këtë sezon, më së shumti që nga viti 1994-95, gjithashtu 17.

Skuadra e Lampard bëri shtatë gjuajtje në portë në Bernabeu nga të cilat tre ishin në shënjestër.

Ish-portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, bëri një pritje të mirë Raheem Sterling para se blloku i ish-mbajtësit të Chelsea, Antonio Rudiger të frustronte Mason Mount në një përpjekje për të shënuar gol.

Lampard ka besim që lojtarët e tij mund të rikthejnë rezultatin ndaj Real Madridit.

“Ndonjëherë duhet të kesh vetëbesim, pa marrë parasysh a është individual apo vetëbesim i ekipit. Nëse vazhdon të punosh, diçka mund të ndryshojë. Dera është e hapur është e jona që ta shqelmojmë. Mungon paksa besimi. Lojtarët s’e dinë sa të mirë janë. Disa prej tyre janë të mirë. Java e ardhshme do të jetë një luftë e madhe. Ka disa hollësi dhe mendësia, por ne duhet të jemi pozitivë. Nëse e bëjmë këtë... kam qenë pjesë e netëve të tilla në Stamford Bridge” tha Lampard në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Chelsea e cila gjendet në vendin e 11-të në tabelën e Premierligës, do të ndeshet në shtëpi ndaj Brighton të shtunën para ndeshjes ndaj Real Madridit./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme