Lamine Yamal thyen rekordin e Peles: Bëhet futbollisti më i ri që luan në një finale të madhe
Talenti i Barcelonës Lamine Yamal ka thyer rekordin e legjendës braziliane Pele, duke u bërë lojtari më i ri që luan në një finale të madhe.
Spanjolli është titullar ndaj Anglisë në finalen e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, duke pasur vetëm 17 vjeç e një ditë.
Kësisoj, Yamal do të bëhet lojtari më i ri që luan në një finale, rekord që e kishte mbajtur Pele që prej vitit 1958, kur atë kohë luante në Kupën e Botës (kishte 17 vjeç e 249 ditë).
🚨🚨| RECORD: Lamine Yamal (17 years and 1 day) becomes the 𝐘𝐎𝐔𝐍𝐆𝐄𝐒𝐓 player to participate in a final of a major tournament, breaking Pelé's record from the 1958 World Cup. 🤯🇪🇦 pic.twitter.com/UAk8d4KEvA
— CentreGoals. (@centregoals) July 14, 2024
Yamal mund ta thyejë edhe rekordin e golashënuesit më të ri në rast që arrin të realizojë gol, por kjo mbetet për t’u parë pas orës 21:00.
Spanja është favorit në këtë përballje falë paraqitjeve mahnitëse që ka zhvilluar në të gjithë turneun.
Përndryshe, finalja e madhe do të nis me fillim nga ora 21:00.