Lamine Yamal në histori të Spanjës: Bëhet lojtari më i ri që debuton dhe shënon gol - NACIONALE

Lamine Yamal në histori të Spanjës: Bëhet lojtari më i ri që debuton dhe shënon gol

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Barcelonës Lamine Yamal është bërë lojtari më i ri që ka shënuar gol duke përfaqësuar Spanjën, njëkohësisht duke debutuar.

Yamal hyri në lojë si inkuadrues në fitoren e thellë ndaj Gjeorgjisë të premten mbrëma, duke zëvendësuar të lënduarin Dani Olmo.

Sidoqoftë, me 20 minuta të mbetur, Williams e gjeti për mrekulli Yamal, i cili me një goditje precize e dërgoi topin brenda rrjetës.

Në moshën 16-vjeçare dhe 57 ditë, Yamal theu rekordin e bashkëlojtari Gavi duke u bërë lojtari më i ri që shënon gol për Spanjën, me yllin tjetër të Barcelonës që e kishte arritur si 17 vjeçar.

Përzgjedhësi i Spanjës Luis de la Fuente ishte në dijeni të talentit të lojtarit, ku dha lëvdatat para kësaj ndeshje: “Yamal më duket shumë i mirë, duke e shikuar në TV. Por tani që e kam këtu afër, është edhe më i mirë”.

Sulmuesi vazhdon të thyej rekorde pasi më parë u bë lojtari më i ri që luan te ekipi i Barcelonës. Kujtojmë, ai debutoi si 15 vjeçar në fitoren ndaj Real Betisit.

Ndër të tjera, Yamal tregoi dashurinë e madhe për Spanjën duke refuzuar të luajë për shtetin e prindërve të tij Marokun.

Lajme të ngjashme