Spanja ‘demolon’ Gjeorgjinë
Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Gjeorgjia, në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“La Roja” triumfoi me rezultat 1:7, ku debutoi me gol edhe 16-vjeçari i Barcelonës Lamine Yamal.
Alvaro Morata hapi serinë e golave pas vetëm 22 minutave lojë, duke u asistuar për mrekulli nga Marco Asensio.
Pesë minuta më vonë shkak i sulmeve të njëpasnjëshmeve, Kvirkvelia e dërgoi topin brenda rrjetës në përpjekje për ta larguar goditjen e Ruiz (27’).
Spanja pastaj trefishi epërsinë përmes Olmos që përfitoi nga një tjetër gabim i mbrojtjes vendase (38’).
Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë Morata u përkujdes për golin e katërt, rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.
Gjeorgjia tentoi të këndellet duke ngushtuar epërsinë me golin e Chakvetadze (49’), por që spanjollët realizuan edhe tre herë të tjera.
Alvaro Morata kompletoi het-trikun në minutën e 66-të pas një asistimi të Merinos.
Kurse, dy minuta më vonë Nico Williams realizoi golin e gjashtë për mysafirët.
Fitoren e vulosi 16-vjeçari i Barcelonës Yamal, i cili refuzoi Marokun për Spanjën (74’).
Kësisoj, Spanja renditet e dyta në grupin A me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Skocia derisa Gjeorgjia renditet në vendin e tretë me katër sosh.