Laliga nuk e regjistron Gavin si lojtar të ekipit të parë të Barcelonës - NACIONALE

Laliga nuk e regjistron Gavin si lojtar të ekipit të parë të Barcelonës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Laliga ka vendosur që Gavin të mos ia pranojë Barcelonës si lojtar të ekipit të parë, për shkak të një mosmarrëveshjeje për regjistrimin e kontratës së tij, dhe tani mesfushori do të detyrohet të heqë dorë edhe nga numri 6.

Mesfushori 18-vjecar trashëgoi numrin e ikonës së Barcelonës dhe tani trajnerit të skuadrës, Xavit, pasi nënshkroi marrëveshje të re në shtator.

Por Laliga e ka bllokuar regjistrimin e një marrëveshjeje të re, pasi Barça vazhdon të ketë probleme financiare.

Gjiganti katalonas e ka tejkaluar buxhetin për vitin sezonal 2022/23 dhe si pasojë, Gavi do të mbetet i regjistruar vetëm si lojtar i ekipit të të rinjve.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë Laliga në listën e lojtarëve të Barcelonës në uebsajtin e saj zyrtar.

Gavi tani mund të luajë për ekipin e parë të Barcelonës por vetëm me një rrogë të ekipit U19 dhe me numrin 30 në fanellë.

Barcelona është e bindur se mund të krijojë hapësirë në faturën e pagave të saj për ta regjistruar Gavin këtë verë.

Përflitet se për 18-vjeçarin është interesuar kampioni gjerman Bayern Munich./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme