Lajm i mirë për Real Madridin, Rodrygo gati për Milanin - NACIONALE

Lajm i mirë për Real Madridin, Rodrygo gati për Milanin

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Pasi mungoi në “El Clasico”, sulmuesi Rodrygo ka lënë pas lëndimit dhe do të jetë gati për përballjen ndaj AC Milanit në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” janë nikoqir i gjigantit italian në kuadër të xhiros së katërt për kompeticionin më të rëndësishëm në botë.

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve për këtë ndeshje, aty ku shihet se Rodrygo gjithashtu do të jetë i pranishëm.

Lista e plotë:

Portierët: Lunin, Fran Gonzalez, Sergio Mestre

Mbrojtësit: Militao, Vazquez, Vallejo, Garcia, Rudiger, Mendy

Mesfushorët: Bellingham, Camavinga, Valverde, Modric, Tchouameni, Arda Guler, Ceballos

Sulmuesit: Vinicius, Mbappe, Rodrygo, Endrick, Brahim

Përballja do të nis me fillim nga ora 21:00 të martën mbrëma.

Lajme të ngjashme