Kyrgios: Djokovici s’është më i forti, Federeri ta ngushton fushën dhe të qet jashtë saj krejt - NACIONALE

Kyrgios: Djokovici s’është më i forti, Federeri ta ngushton fushën dhe të qet jashtë saj krejt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nick Kyrgios thotë se kundërshtari më i fortë më të cilin është përballur deri më sot është Roger Federer, pas disfatës në finale të Wimbledonit kundër Novak Djokovicit të dielën.

Tenisti serb e mundi Kyrgiosin, i cili arriti në një finale grand slam për herë të parë në karrierë pasi Rafael Nadal u tërhoq në gjysmëfinale, në katër sete intensive 4-6 6-3 6-4 7-6, duke e fituar titullin e shtatë në Wimbledon.

Tani Djokovici i ka 21 tituj grand slam, një më shumë se legjenda zvicerane Federer dhe një më pak se lideri Nadal, në një garë të nxehtë për më të mirin në historinë e tenisit.

Kyrgios ka rekord mahnitës kundër të treve, pasi e ka mposhtur secilin prej tyre gjatë karrierës.

I pyetur në konferencë për media pas finales nëse Djokovic është kundërshtari i tij më i fortë deri tani, australiani u përgjigj: “Nuk do të thosha”.

“Siç thashë, isha në pozitë të mirë për të fituar sot. Por Djokovici nuk të bën të ndiesh keq si Federeri”.

Kyrgios shtoi: “Nga kjo treshe, Federeri mund të të bëjë të ndihesh shumë keq. Ai të bën ta lësh fushën. Ai i bën gjërat të duken të shpjeta dhe fushën të duket vërtet e vogël”.

“Nadali dhe Djokovici të lejojnë të luash nga vija bazike dhe nëse nuk luan mirë, atëherë vuan. Por Federeri të sulmon dhe të nxjerrë nga fusha shumë shpjet”.

27-vjeçari ka vetëbesim se loja e tij është mjaftueshëm e fortë për t’u shtyrë me Djokovicin dhe me më të mirët e botës, pavarësisht se e fitoi vetëm një set kundër serbit në finale.

“Nuk mendoj se kjo ishte ndeshja më e vështirë. Ishte finalja e Wimbledonit, ankthi që e pata një ditë pushim nga gjysmëfinalja. Fjeta shumë keq edhe natën para finales”, nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme