Kylian Mbappe thyen heshtjen, shpjegon arsyen se pse mungoi te Franca - NACIONALE

Kylian Mbappe thyen heshtjen, shpjegon arsyen se pse mungoi te Franca

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe thotë se përzgjedhësi i Francës Didier Deschamps s’e ftoi në muajin nëntor, mirëpo që e respekton vendimin.

Mbappe u shpall kapiteni i Francës pasi Hugo Lloris njoftoi pensionimin, sidoqoftë nuk ka luajtur në fanellën e “Gjelave” që kur iu bashkua Real Madridit.

Në një intervistë të gjatë për “Canal+”, Mbappe është pyetur edhe për raportet e tensionuara me Deschamps.

“Dashuria për kombëtaren franceze nuk ka ndryshuar. Më mungon sepse është bërë një kohë e gjatë që kur kam qenë aty”.

“Në shtator i kërkova trajnerit që të mungoja. Sapo kisha arritur në Madrid, kisha një pushim shumë të shkurtër. Trajneri insistoi që të shkoja, nuk shkoi mirë”.

“Pas kësaj në tetor isha i lënduar. Nuk isha pjesë në diskutime, po flisnin ndërmjet stafeve mjekësor. Trajneri më tha se ishte më mirë që të mos më merrte”.

Pastaj në nëntor, por nuk mund të flasë. Ishte vendim i trajnerit, qëndroj prapa. E respektoj vendimin e tij. Ai është trajneri. Doja të shkoja, por nuk mund të tregoj arsyen se pse s’u ftova”.

Mbappe do të ketë disa muaj kohë për ta dëshmuar vetën te Reali me shpresën që të merr ftesë nga Franca për ndeshjen ndaj Kroacisë në mars.

Lajme të ngjashme