Kylian Mbappe thyen heshtjen, lë të hapur mundësinë e largimit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve
Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga “Parku i Princave” në afatin kalimtar veror.
Francezi ishte pjesë e “Parisienëve” në eliminimin e djeshëm nga Liga e Kampionëve, duke pësuar nga Bayern Munich me rezultat të përgjithshëm 3:0.
I pyetur për të ardhmen, Mbappe tha se tani ka rëndësi vetëm që ta mbyllin sezonin me trofeun e Ligue 1, duke lënë të hapur mundësinë që të largohet.
"Jam i qetë. Gjëja e vetme që ka rëndësi për mua është ky sezon, që ta fitojmë ligën pastaj do të shohim".
Ndërsa, sa i përket eliminimit nga Liga e Kampionëve, francezi deklaroi se u mposhten nga një skuadër më e mirë.
“Duhet t'i bëjmë pyetje vetes dhe të rikthehem në normalitet, të fokusohemi te Ligue 1. Duhet të vazhdojmë përpara. Humbëm ndaj një skuadre të mirë, duke provuar ta fitojmë turneun".
Përpos Mbappes, edhe e ardhmja e trajnerit Christophe Galtier është në dyshime, pasi mund ta mbyllë këtë edicion vetëm me titullin e kampionit të ligës franceze.
Galtier gjithashtu nuk ka hezituar të flet duke thënë se e ardhmja e tij është në duart e presidentit të PSG-së duke deklaruar se ende është i fokusuar.
"E ardhmja ime varet nga menaxhmenti sportiv dhe presidenti i klubit. Kuptohet është zhgënjyese, është si është. Klubi vendosi shumë shpresa në ëktë kompeticion".
"Unë jam duke qëndruar në kurs, jam ende i fokusuar në fund të sezonit me shumë energji dhe vendosmëri”.
Përpos Ligës së Kampionëve, PSG është eliminuar edhe nga Kupa e Francës pasi pësuan humbje nga rivali francez Marseille.

