Ferdinand këshillon Mbappen ta lërë PSG-në për Manchester Unitedin - NACIONALE

Ferdinand këshillon Mbappen ta lërë PSG-në për Manchester Unitedin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda Rio Ferdinand ka këshilluar sulmuesin Kylian Mbappe që të largohet nga Paris Saint-Germain pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe shpreson t'i bashkohet Manchester Unitedit.

PSG vazhdon të pres për trofeun e Ligës së Kampionëve pasi ditën e mërkurë u eliminuan nga Bayern Munich, që triumfuan me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Pas humbjes, legjenda e Unitedit për 24-vjeçarin për "BT Sport" tha: "Ai është lojtari më i mirë për tu shikuar në planet. Më pëlqen ta shoh vërtetë".

"Mendoj se për të shkuar në tjetër nivel i duhet një ligë më garuese. Pavarësisht sa i mirë ka qenë për PSG-në dhe ata për të, ka fituar Kupën e Botës dhe tani e do Ligën e Kampionëve por nuk e shoh që do të ndodhë aty".

"Ai duhet t'i bashkohet Man Unitedit! Premierliga është më e mira, liga më e kënaqshme në botë, më luftuese në botë 100 për qind".

"Do të doja ta shihja këtu, por askund tjetër përpos Man Unitedit në rast që vjen në Angli".

I pyetur nëse do të nënshkruante me Mbappen ose Harry Kane gjatë verës, Ferdiand shtoi: "Oh, Mbappe 100 për qind. Mendoj se edhe Kane do të thoshte Mbappe gjithashtu".

"Ai është i ri, ende nuk ka mbërritur shumë lartë dhe ka shënuar mbi 200 gola për PSG-në, ka fituar Kupën e Botës dhe ka qenë golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës".

Mbappe pas humbjes tha se është i lumtur te PSG dhe momentalisht nuk është duke e menduar largimin.

Lajme të ngjashme