Kylian Mbappe: Kjo ndeshje s’e ndryshon vendimin tim, ëndërroj ta fitoj Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Kylian Mbappe: Kjo ndeshje s’e ndryshon vendimin tim, ëndërroj ta fitoj Ligën e Kampionëve

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe thotë se pavarësisht fitores ndaj Barcelonës nuk do ta ndryshojë vendimin mbi të ardhmen.

Francezi e ka njoftuar klubin se do të largohet në verë, me Real Madridin që raportohet se është destinacioni i radhës.

Mbappe shkëlqeu me dy gola në përmbysjen që bëri PSG-ja ndaj Barcelonës, mirëpo pas ndeshjes konfirmoi se asgjë s’ka ndryshuar lidhur me të ardhmen.

Jo, jo, jo...”, ishte përgjigja e tij e shkurtër por e qartë kur u pyet për një ndryshim vendimi.

Jam krenar që mbaj fanellën e PSG-së, jam Parisien dhe ëndërroj ta fitoj Ligën e Kampionëve me PSG-në. Do të provojmë të shkojmë në Wembley”, deklaroi ai.

Real Madrid është në kontroll të plotë të situatës së Mbappes, ku bisedimet janë mjaftë të avancuara, pasi ka mbetur të qartësohet vetëm të drejtat e imazhit.

Përndryshe, PSG-ja është favoriti kryesor për të avancuar në finale të Ligës së Kampionëve, meqenëse në gjysmëfinale do të përballet me Borussia Dortmundin.

Lajme të ngjashme