Kylian Mbappe i reagon ashpër shefit të futbollit francez dhe tregon pse deshi ta brakisë Kombëtaren - NACIONALE

Kylian Mbappe i reagon ashpër shefit të futbollit francez dhe tregon pse deshi ta brakisë Kombëtaren

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe e ka kritikuar presidentin e Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet, për komentet që ai i kishte bërë në lidhje me qëllimin e sulmuesit parisien për ta lënë Kombëtaren franceze.

Mbappe tha se zhgënjimi i humbjes së penalltisë në Euro 2020 nuk ishte arsyeja pse ai kishte menduar ta braktise kombëtaren, por abuzimi racor që ishte bërë ndaj tij pas asaj penalltie.

Graet kishte thënë se fundmi se sulmuesi i Paris Saint-Germainit e kishte menduar largimin nga kombëtarja për shkak se nuk ndihej i mbrojtur nga kritikat në rrjetet sociale, ndërsa më vonë la të kuptohej se ndjenjat e zhgënjimit të Mbappes burim e kishin zemërimin me eliminimin e Francës nga Kampionati Evropian.

Le Graet kishte thënë: “Ne u takuam pas Euro 2020, ai ndiente se Federata nuk e kishte mbrojtur pas penalltisë së humbur dhe kritikave në rrjetet sociale. Ne u takuam pesë minuta në zyre. Ai ishte i zemëruar, nuk donte të luante për Francën më – natyrisht nuk e kishte me gjithë mend”.

Tani, Mbappe ka zgjedhur Twitterin për të sqaruar se rezultati i ndeshjes në të cilën ai e humbi penalltinë vendimtare dhe Franca pësoi disfatë ndaj Zvicrës për t’u eliminuar në rrethin e 16 më të mirëve, nuk asgjë të bëjë me veprimet e tij.

“Epo, po, unë ia shpjegova atij qartë se kishte të bënte me racizmin dhe jo me penalltinë”, tha Mbappe në lidhje me fjalët e Le Graet. “Por ai vlerësoi se nuk kishte racizëm.”

Le Graet ka nxitur kritika për disa komente që i ka bërë në të kaluarën, përfshirë një pretendim në vitin 2020 se racizmi në futboll nuk ekziston.

“Racizmi në Francë... në një ndeshje mund të ketë disa mospajtime, por sot kemi më pak se 1% vështirësi”.

“Kur një lojtar me ngjyrë, ndjesë, shënon gol, i tërë stadiumi çohet në këmbë. Prandaj, sinqerisht, fenomeni i racizmit në sport dhe në futboll në veçanti nuk ekziston, apo është i vogël”.

Lajme të ngjashme