Kvaratskhelia: Po ndjej shumë presion te Napoli, por mund ta përballoj - NACIONALE

Kvaratskhelia: Po ndjej shumë presion te Napoli, por mund ta përballoj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fenomeni i këtij sezoni në Serie A, Khvicha Kvaratskhelia, ka pranuar se po e ndjenë presionin e madh mbi supet e tij te Napoli, por këmbëngul se presioni është i mirëseardhur dhe se mund ta përballojë shumë mirë atë, pas një sezoni vërtetë të jashtëzakonshëm me napolitanët.

I quajtur 'Kvaradona' për aftësinë e tij të jashtëzakonshme me topin në këmbë, gjeorgjiani fillimisht ishte i shtangur nga krahasimet me të ndjerin Diego Maradona, por që atëherë është mësuar me lavdërimet e tifozëve të Napolit.

Khvicha Kvaratskhelia: Napoli's Georgian sensation billed 'Kvaradona' | CNN

“Maradona në Napoli trajtohet si mbret,” tha ai. “Dhe për mua në fillim m’u duk e paimagjinueshme të shihja emrin tim të vendosur krahas tij. Këtu ka një kult të vërtetë Maradona, mendova se po jetoja një ëndërr kur dëgjova krahasimin, tani po mësohem dalëngadalë me të dhe për mua është e mrekullueshme të krahasohem me një futbollist të madhështisë së tij.

Ai tutje ka treguar se këtë që po jeton tani, dikur ishte vetëm ëndërr dhe shumë e vështirë për t’u arritur nga një vend i vogël siç është Gjeorgjia.

How do you pronounce Napoli player Khvicha Kvaratskhelia's name? | Goal.com

“Kur isha fëmijë, ishte e vështirë për mua të imagjinoja të bëhesha një futbollist profesionist, ishte një sfidë e madhe të ngjiteshe nga një vend shumë i vogël. Ambicia ime më ka ndihmuar të besoj në ëndrrat e mia dhe të ndërtoj karrierën time.

Për Serie A-në ai thotë se është një nga ligat më të forta të botës, me futboll shumë të mirë.

“Napoli lulëzon në futboll, dhe liga italiane është një nga më të mirat në botë dhe unë jam mirënjohës për këtë. Ka ritëm dhe shpejtësi të madhe, lojtarët këtu kanë teknikë të shkëlqyer dhe shkëlqejnë në të dyja fazat e lojës. Mendoj se u përshtata shpejt me këtë stil loje.

Krejt në fund tregoi se po përballet me shumë presion mbi supet e tij te Napoli, porse ka thënë se po e përballon shumë lehtë.

“Në Napoli ndjej shumë presion dhe përgjegjësi, ndonjëherë kam shumë presion mbi supet e mia, por mund ta përballoj. Kur dal në fushë është njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë dhe i gjithë presioni zhduket. Unë bëj atë që dua, luaj futboll.”

Lajme të ngjashme