Khvicha Kvaratskhelia ëndërron Real Madridin - NACIONALE

Khvicha Kvaratskhelia ëndërron Real Madridin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti i Khvicha Kvaratskhelia ka pranuar se ai dhe babai i lojtarit duan që t'i bashkohet Barcelonës, mirëpo sulmuesi preferon Real Madridin.

Ylli i Napolit është në vëmendjen e top gjigantëve evropianë pas dominimit që "Napolitanët" po bëjnë në Evropë dhe Serie A.

Barcelona dhe Real Madrid po shihen si destinacione të mundshme për lojtarit për futbollistin nga Gjeorgjia, por ky i fundit preferon kalimin te Real Madrid nëse transferohet në Spanjë.

"Babai i tij dhe unë jemi tifozë të Barcelonës, por Kvara e do Real Madridin. Nëse e shoh në fanellën e Barcelonës do të isha i lumtur, por ai është madrilen".

"Drejtori i Napolit më ka kërkuar të mos nxitohem, Kvaras i pëlqen gjithçka te Napoli. Ka interesim nga klubet e tjera, sidoqoftë ai po mendon vetëm për Scudetton dhe ndeshjet në Ligën e Kampionëve", deklaroi agjenti Mamuka Jugeli për "Geo Team".

Napoli raportohet se ëndërron ta mbajë Kvaratskhelia në skuadër dhe duan ta shesin vetëm nëse ofrohen mbi 100 milionë euro, meqenëse lojtari ka kontratë edhe deri në vitin 2027 duke e vendosur skuadrën italiane në një pozicion të fortë.

Një kalim te ndonjë skuadër tjetër italiane nuk është i mundur, me agjentin që shtoi se nuk ka shanse t'i bashkohet rivalëve.

"Ai më tha se nëse luan në Itali, e sheh veten vetëm te Napoli. Ai nuk do të luajë për asnjë skuadër tjetër italiane, përpos Napolit. Ai ndihet aty si në shtëpi".

Këtë edicion, Kvaratskhelia ka shënuar 12 gola në të gjitha garat duke dhuruar edhe 13 asistime në përgjithësi.

Lajme të ngjashme