Kushtrim Gashi njofton se tani është lojtar i lirë - NACIONALE

Kushtrim Gashi njofton se tani është lojtar i lirë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Kushtrim Gashi ka njoftuar se tani është lojtar i lirë pasi ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Gashi ka qenë ndër mesfushorët më të mirë në Kosovë gjatë viteve të fundit, por pas një problemi me Ilir Dajën u largua nga grumbullimi dhe pastaj njoftoi se nuk do të vazhdojë me kampionin në fuqi.

Tani, përmes një komunikate zyrtare - Gashi ka konfirmuar se është lojtari lirë pasi ka arritur marrëveshje me Ballkanin për ndërprerjen e bashkëpunimit, derisa kërkoi falje nga presidenti Arsim Kabashi për situatën e krijuar.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

"Te dashur qytetar te Suharekes , dhe ju tifoz të klubit FC Ballkani desha te ju njoftoj se nga sot jam lojtar i lir.

Duke e faleminderuar Presidentin Arsim Kabashi ,per korrektsin e treguar per keto 3 vite , e ndjej obligim ti kerkoj falje per situaten qe ndodhi para ndeshjeve ne garant Europiane.

Po largohem pas 3 viteve të kaluara me koken lart duke dhen gjithqka nga vetja qdo stervitje , dhe qdo ndeshje pa ndalur as nje 1 minut të vetem deri sa arritem qëllimin që kishim se bashku duke u shpall kampion ne Superligen e Kosoves për her të par në historin e klubit.

Po largohem duke i faleminderur të gjith shoket me të cilet pata mundsin per kto 3 vite te sterviti me taa ,gjith qytetin e Suharekes per respektin e treguar dhe tifozet Xhebrailat 1992 .

Duke i deshiruar te gjitha sukseset e mundshme ne garat Europiane po largohem duke ju then vetem Mirupafshim por jo edhe Lamtumir”, shkroi ai.

Situata e tensionuar me Ilir Dajën para ndeshjes ndaj Zalgiris

Kjo situatë e krijuar ishte si pasojë e një incidenti mes Kushtrim Gashit dhe Ilir Dajës para sfidës ndaj Zalgiris.

Tekniku nga Shqipëria e njoftoi Gashin para ndeshjes me Zalgirisin se nuk do të jetë nga minuta e parë, e këtë vendim nuk e pranoi assesi ky i fundit duke u larguar nga grumbullimi.

Pas kësaj, mesfushori nuk u shfaq më në stërvitje dhe bëri kërkesë që të largohet nga klubi, me “Xhebrailat” që tashmë i kanë dhënë dritën e gjelbër.

Ndërkohë, raportohet vazhdimisht për një kalim të Gashit te FC Prishtina, ku do të ribashkohet me trajnerin Ismet Munishi.

Lajme të ngjashme