Kush ishte Qiro Bllazheviq, legjenda kroate që e donte Kosovën - NACIONALE

Kush ishte Qiro Bllazheviq, legjenda kroate që e donte Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Miroslav Bllazheviq, i njohur si Qiro, vdiq sot në moshën 88-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Ai ishte një legjendë e futbollit kroat që la gjurmë edhe në futbollin e Kosovës.

Ai fitoi shumë gjatë karrierës së tij legjendare, por një sezon më Prishtinën i mjaftoi për ta fituar dashurinë e kosovarëve dhe anasjelltas.

Bllazheviq, i cili e tronditi kur e zuri vendin e tretë në Kupën e Botës 1998 në Francë, i kishte udhëhequr Prishtinën gjatë sezonit1985-86, në kohën kur prishtinasit po garonin në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.

Ai e shpëtoi Prishtinën nga rënia prej ligës elitare të atëhershme dhe gjatë një interviste më 2020, kishte thënë se periudha më e mirë që e kaloi si trajner ishte pikërisht në kryeqytetin kosovar.

Vërtetë ishte një aventurë, pasi karriera ime ka zgjatur shumë. Por kur më pyesin se cila periudhë ishte më e mira për mua, unë them se më interesantja ishte në Kosovë. Vetë fillimi ishte i çuditshëm, pasi unë me Grasshoppersin kisha fituar titullin”, kishte deklaruar Bllazheviq.

Ai u largua nga Prishtina pas një sezoni, por 12 muajt e tij në Kosovë mjaftuan që ai të mbetet i paharrueshëm për komunitetin sportiv kosovar.

Bllazheviq ishte deklaruar trajneri i shekullit i Dinamo Zagrebit, pasi si një ekspert i vërtetë, ai ia kishte sjell Dinamos titullin e parë të kampionit pas 24 viteve pritje më 1982. Ai njihet si njeriu që ia ndryshoi imazhin klubit dhe i siguroi popullaritet të paparë.

Ai u lind më 9 shkurt 1935 në Dolaq, Lasva. Në moshën 5-vjeçare, ai e mori nofkën “Qiro” gjatë një ahengu.

Qiro kishte treguar interesim për sportin qysh në moshën e hershme, prandaj kishte nisur të merrej me ski. Ai kishte marrë pjesë në kampionatin kombëtar të të rinjve në Jahorina të Sllovenisë si 15-vjeçar më 1952, ku doli fitues në garën me ski gjashtë kilometra të gjatë.

Përveç sportit me ski, Qiro kishte nisur të merrej edhe me futboll, duke iu bashkuar klubit Bratistva nga Travni, ku si një sulmues me dhunti të golashënuesit, ai zuri vend në ekipin e parë në moshën 15-vjeçare. Klubi i falsifikoi dokumentet e tij duke e bërë të dukej dy vite më i vjetër, në mënyrë që ai të lunte për ekipin e seniorëve.

Megjithatë, ai kurrë nuk luajti ndeshje zyrtare për Dinamon, sepse mori thirrje për ta kryer shërbimin ushtarak në Cacak. Ai duhej të qëndronte aty për 18 muaj, por u mbajt për 24 muaj, dhe kur u kthye nuk kishte më vend për të në Dinamo.

Prandaj, më 1957 ai iu bashkua Lokomotives, pastaj Sarajevës. Klubi i fundit për të cilin luajti në ish-Jugosllavi ishte Rijeka. Ai luajti edhe për klubet zvicerane Sion dhe Servette dhe karrierën e përfundoi më 1966 në Moutier.

Ai e nisi karrierën si trajner i Zvicër me ekipin e kategorisë së ulët, Vevey më 1968.

Bllazheviq udhëhoqi skuadra në Zvicër, Jugosllavinë e atëhershme, Kroacia, Francë, Greqi, Slloveni, Kinë, Iran dhe Bosnje.

Qiro njihej jo vetëm si një ekspert futbolli, por edhe si një motivues i madh që ishte në gjendje ta ndryshonte plotësisht mentalitetin e klubit ku punonte pavarësisht sa shkurt qëndronte aty.

Kjo ndodhi pikërisht në Prishtinë, më 1985 kur e shpëtoi klubin kosovar nga rënia prej ligës. Pastaj në Rijeka më 1996, Osijek më 2002. Ai dështoi ta bëjë këtë vetëm me Xamax në Zvicër më 2005.

Deri së fundmi, Bllazheviq ishte trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit kroat, si çerekfinalist i Ligës së Kampionëve më 1996, pastaj fitoi i medaljes së bronztë në Francë më 1998. Ai e udhëhoqi Kombëtaren e Kroacisë në 73 ndeshje.

Trofetë dhe çmimet si trajner:

Kupën e Zvicrës me Sionin më 1974.

Kampion i Jugosllavisë me Dinamon më 1982.

Fitues i Kupës së Jugosllavisë me Dinamon më 1983.

Kampion i Zvicrës me Grasshopper më 1984.

Kampion i Kroacisë me Dinamon më 1993, 2003.

Fitues i Kupës së Kroacisë me Dinamon më 1994.

Fitues i Superkupës së Kroacisë me Dinamon 2002.

Fitues i Superkupës së Kroacisë me Hajdukun më 2005.

Vendi i tretë me Kroacinë në Botërorin 1998.

Trajner i të gjithë trajnerëve i UEFA-s më 1998.

Lajme të ngjashme