“Kurrë s’do ndalojmë së luftuari”, Robertson thotë se gara për titull ende s’ka mbaruar - NACIONALE

“Kurrë s’do ndalojmë së luftuari”, Robertson thotë se gara për titull ende s’ka mbaruar

1 javë më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Andy Robertson thotë se kurrë s’do të ndalojnë së luftuari për titullin kampion.

“Reds” humbën rastin për të marrë primatin sërish në Premierligë, duke pësuar humbje në shtëpi të dielën ndaj Crystal Palace.

Megjithatë, Robertson ka bërë të ditur se Liverpooli nuk dorëzohet në këtë garë, duke kërkuar nga bashkëlojtarët që të mos lëshojnë më asnjë pikë.

Ky grup i djemve nuk do të ndalojë kurrë së luftuari. Është shumë zemëruese të jesh në pozitë, ku jemi ne. Të jemi në vendin e tretë dhe të presim nga dy skuadra që të lëshojnë pikë”.

Këtë kohë javën e kaluar s’ishim në këtë pozitë. Nga këtu vjen zemërimi më së shumti”.

“Por, këtu jemi, është çfarë është. Duhet të jemi perfekt nga tani e tutje, kjo është e sigurt. Nuk mund të lëshojmë më pikë dhe të shohim se çfarë do të bëjnë dy skuadrat e tjera”.

Liverpool momentalisht ka 71 pikë në Premierligë, dy më pak se Manchester City që është lider, ndërkohë të enjten do ta zhvillojë përballjen kthyese ndaj Atalantas për çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Kujtojmë, “Reds” do ta kenë mjaftë të vështirë avancimin tutje në Ligën e Evropës meqenëse humbën ndeshjen e parë me rezultat 0:3 në “Anfield”.

Lajme të ngjashme