"Kur u nis aeroplani, fillova të qaj", Ozil kthehet të flet për largimin nga Real Madridi - NACIONALE

"Kur u nis aeroplani, fillova të qaj", Ozil kthehet të flet për largimin nga Real Madridi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Mesut Ozil ka treguar se ka qarë në momentin kur u largua nga Real Madridi për të kompletuar kalimin te Arsenali.

Gjermani njoftoi pensionimin nga futbolli profesional para dy ditëve, duke thënë se është koha që të largohet nga fazat e mëdha.

Në një intervistë për "Marcan", Ozil ka treguar se kishte mbetur i mërzitur që u largua nga Real Madridi.

"Isha shumë i mërzitur kur e lashë Madridin. Më kujtohet në aeroport. Kur aeroplani me të cilin do të largohesha u nis, nisa të qaj".

Para kalimit te "Los Blancos", Ozil kishte mundësinë e kalimit te Barcelona pasi i vizitoi gjatë një stërvitje që po zhvillonin.

Sidoqoftë, turku-gjermani ka treguar se Pep Guardiola nuk u lodh as ta takonte, derisa Real Madrid me Jose Mourinhon bën të pamundurën për ta bindur.

"Vizita në Barcelonë më la më pak të entuziazmuar dhe më zhgënjyese ishte se Pep Guardiola as nuk u lodh që të më takonte. Para udhëtimit vërtetë më pëlqente stili i Barcelonës, mund ta imagjinoja vetën duke luajtur për ta, por Madrid bëri të pamundurën".

"Jose Mourinho pa asnjë dyshim ishte arsyeja kryesore e vendimit tim. Pas vizitës, vendimi ishte shumë i qartë: Doja të isha madrilen".

34-vjeçari pastaj tregoi se vendosi t'i bashkohet Arsenalit pasi kishte disa përplasje.

"Isha vërtetë i lumtur në Madrid. Por, gjërat ndodhin. Papritur në fillimin e sezonit nuk po zhvilloja shumë minuta dhe nisi një konflikt mes Florentino Perez me babain dhe agjentin tim".

"Duhej të kërkoja një klub të ri. Ishte vështirë për mua. Momentin që aeroplani u nis, lotët ranë nga sytë e mi. Në atë momente e kuptova që gjithçka përfundoi".

Lajme të ngjashme