"Kur t'zatetum i kallxoj..." - Shfrenimi në nervozë i Ismet Munishit ndaj Ilir Dajës - NACIONALE

"Kur t'zatetum i kallxoj..." - Shfrenimi në nervozë i Ismet Munishit ndaj Ilir Dajës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja, si duket e ka nervozuar së tepërmi analistin kosovar Ismet Munishi me anë të një deklarate. Ky i fundit u nxeh keq gjatë një emisioni sportiv dhe... shpërtheu.

Daja kishte deklaruar pas fitores 4-1 ndaj Bate Borisov që “me humbjen e Ludogorets që pësuam le të merren specialistët, pasi nuk po i zë gjumi në darkë.”

Ismet Munishi kishte qenë mes specialistëve që e kishte kritikuar Dajën dhe Ballkanin pas asaj humbjeje në Bullgari.

Dhe, si duket fjalët e trajnerit më të suksesshëm shqiptar i shkaktuan goxha dhimbje. Por... jo menjëherë.

Ai fillimisht kërkon miratimin e Bylbyl Sokolit duke i thënë që deklarata ishte “simpatike”. Por, pasi analisti tjetër Faruk Statovci shprehet i zemëruar, edhe ndjesitë e Munishit ndryshojnë radikalisht.

“Duhet mu majtë mirë kur t’folsh kështu... kësi heri ma shumë nuk pe zgati...” – tha Faruk Statovci për deklaratën e Dajës.

Por, tashmë Munishi kishte nisur piskamat e tij të rënda në drejtim të dajës.

“Nuk jena trajnera të klaneve na, as trajnera të politikës. Na jena ardhë vetë këtu, me qita gjyksa. Nuk jena trajnera të klaneve... s’po hi ma anena...”bërtiste Ismet Munishi.

Ai madje u duk edhe kërcënues (shpresojmë veç në kuptim sportiv) duke i thënë edhe këto fjalë:

“Kur t’zatetum, përballë, i kallxoj unë a na merr gjumi a s’na merr gjumi... e din mirë ai kon e merr gjumi kon s’e merr gjumi kur t’zatetum...” – tha ai, derisa nxehej pas secilë fjalë që e lëshonte.

Në një moment, ai madje i tha z. Daja edhe "le te mëshel pak," ani pse si fjali vijuese tha "le të vazhdon".

“Qysh t’don ai... a po kupton,” – bërtiste më pas, por pa specifikuar se për çka e kishte fjalën. “Qysh t’don?” – për t’u rrahur?

Më poshtë keni një insert të eskalimit të Ismet Munishit:

Lajme të ngjashme