Kur do të kthehet Leo Messi në PSG, pas festimit të Kupës së Botës?
Derisa shumica e lojtarëve që e fituan Kupën e Botës me Argjentinën tashmë janë rikthyer nëpër skuadrat e tyre përkatëse për ta vazhduar sezonin e rregullt 2022/23, Lionel Messi është ende duke u çlodhur me familjen e vet në atdhe.
Si kapiten i skuadrës, ai kishte më shumë përkushtime për të përmbushur se shumica, plus ai ishte anëtari më i vjetër në skuadër si 35-vjeçar.
Për këtë arsyeje ai do të rikthehet në skuadër shumë më vonë se shumica e atyre që ishin në Katar.
Kur pritet Messi të luajë për PSG-në?
Sipas TyC Sports në Argjentinë, Messi do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Paris Saint-Germainit.
Kampioni francez do ta rinisë sezonin këtë të mërkurë, 28 dhjetor, me një ndeshje kundër Strasbourgut në shtëpi në kuadër të Ligue 1.

Pastaj, PSG-ja do të udhëtojë drejt Lens të dielën, më 1 janar, për një ndeshje lige po ashtu.
Pas kësaj klubi parisien do të luajë në Kupën e Francës, kundër Chateauroux të premten më 6 janar dhe Messi me shumë gjasë nuk do të luajë as këtu, siç do të pritej të mos lunte edhe në rrethana normale në një ndeshje të hershme të kupës.
Messi pritet të rikthehet në fushë për PSG-në më 11 janar, në një ndeshje të Ligue 1 kundër Angers në Parkun e Princave.
Do të jetë interesant të shihet se cili do të jetë reagimi i tifozëve parisienë, duke ditur që Messi shënoi dy herë për t’i ndihmuar Argjentinës ta mposhtë Francën në finale të Kupës së Botës në Katar.

Për Messin besohet se do ta vazhdojë marrëveshjen me Paris Saint-Germainin pasi të kthehet në klub në janar.
Marrëveshja e tanishme e Messit me PSG-në skadon në verën e vitit 2023 dhe raportohet se ai është i gatshëm të qëndrojë edhe dy vite të tjera në kryeqytetin francez.
