Kupa e Botës për Gra pas 100 ditëve: Shiten gati një milion bileta
Organizatori i Kupës së Botës për Gra FIFA 2023, e cila nis pas 100 ditëve, thotë se janë në rrugë të mirë për t’i shitur 1.5 milion bileta, që do të ishte numër rekord.
Deri tani janë shitur saktësisht 650 mijë bileta për ngjarjen që do të mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.
Sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura, tha: “Misioni i FIFA-s është që këtë vit të organizojë Botërorin më të madh dhe më të suksesshëm të Grave në histori.”
Ky Botëror, në të cilin Kombëtarja e Grave e Kosovës nuk arriti të kualifikohej, nis më 20 korrik dhe përfundon më 20 gusht.
Përveç shitjes së biletave, FIFA synon që të tërheqë një audiencë televizive prej dy miliardë shikuesish gjatë gjithë turneut njëmujor, i cili do të shfaqë talentin e grave në futboll.
Kampionia evropiane, Anglia, nis garën kundër Haitit më 22 korrik, me presionin për të ndjekur suksesin e triumfit të tyre në Euro 20222, ndërsa fituesja e Botërorit të kaluar, Shtetet e Bashkuara, do të fillojë garën kundër Vietnamit një ditë më vonë, 23 korrik.
Nikoqirja e këtij turneu , Australia do të përballet me Republikën e Irlandës në hapjen e Kupës së Botës më 20 korrik, kjo ndeshje u zhvendos nga stadium prej 45.500 ulësesh të Stadiumit të Futbollit të Sidneit në një stadium më të madh për të plotësuar kërkesën për bileta.
Tetë kombëtare do të bëjnë debutimin e tyre në Kupën e Botës në Australi dhe Zelandën e Re, duke përfshirë Republikën e Irlandës, në atë që konsiderohet një ngjarje spektakolare sportive.
Faza përfundimtare e shitjes së biletave ka filluar nga ora 12:00, ditën e martë. Biletat janë në dispozicion për të gjithë turneun duke filluar nga 20 dollarë për të rritur dhe 10 dollarë për fëmijë./Orselina Lazraj/