Kupa e Botës | Kush e fiton? Njëri thotë Franca, tjetri Senegali
Kupa e Botës nis brenda tri ditëve, dhe derisa është njëri prej botërorëve më kontrovers për shkak se mbahet në Katarin e akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe punëtorëve, mund të jetë një që po ashtu ka gjasa të sjellë befasi të dorës së parë.
Kështu të paktën mendon kryeredaktori i Gazetës Nacionale, Jetlir Buja, i cili e ka zgjedhur Senegalin si favoritin për t’u bërë kampion bote, natyrisht, nëse ylli kryesor Sadio Mane ia del të riaftësohet plotësisht për ta ndihmuar kombëtaren afrikane.
Buja beson fuqishëm në një befasi, pasi përveç Senegalit ai e sheh edhe Holandën si favorite për ta fituar botërorin e parë në historinë e vet, pavarësisht se tani nuk e ka njërën prej skuadrave më të mira, posaçërisht krahasuar me skuadrave e kaluara tulipane.
Megjithatë, Buja, kundërshtohet nga redaktori i sportit në Nacionale, Ekrem Idrizi, i cili e sheh Francën, kampionin në fuqi, si skuadrën favorite, megjithëse do të donte që Argjentina e Lionel Messit të triumfonte për herë të parë që prej vitit 1986.
Buja dhe Idrizi parashikuan edhe fituesin e ndeshjes hapëse të këtij Botërori mes nikoqirit Katarit dhe Ekuadorit.
Katari, i cili luan për herë të parë në Kupën e Botës dhe atë falë kualifikimit si nikoqir, do të fitojë, thotë Buja.
Idrizi, megjithatë, mendon se do të fitojë Ekuadori, për të cilin ky është Botërori i katërt radhazi që prej vitit 2022.