Kupa e Botës 2022: Turneu në Katar fillon sot - NACIONALE

Kupa e Botës 2022: Turneu në Katar fillon sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë kaluar 12 vite që nga zgjedhja e organizatorit për Kampionatin Botëror 2022. Gjatë kësaj kohe pati shumë kritika e hamendje se si mund të shkojë mbi të gjitha një turne i zhvilluar gjatë muajve të fundit të vitit. Më në fund Katari 2022 fillon sot me 32 kombëtaret pjesëmarrëse.

Turneu më i madh i futbollit do të mbahet për herë të parë në Lindjen e Mesme, në një vend mysliman përgjithësisht, ku ligjet e rrepta dhe kufizuese kanë shkaktuar jo pak polemika.

Por shtëpia e futbollit botëror, FIFA, i ka kërkuar pjesëmarrësve përqendrimin në futboll, me Katarin si mikpritës që fillon sot me ndeshjen hapëse kundër Ekuadorit me fillim nga ora 17:00.

Sot në plan është vetëm ceremonia e hapjes dhe ndeshja e parë, për të vazhduar në ditët e ardhshme me vetëm lojën e bukur të futbollit për një muaj me radhë.

FIFA World Cup 2022 Qatar date changed due to THIS reason, all details HERE | Football News | Zee News

Katari 2022 – Botërori më i diskutueshëm ndonjëherë

Kupa e Botës në Katar me shumë gjasë do të mbetet turneu më i diskutueshëm ndonjëherë në histori.

Vendi mikpritës fitoi konkurrencën e shumë shteteve të forta, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japoninë, ku kishte akuza të vazhdueshme për korrupsion, por Katari këto zëra i ka mohuar gjithmonë.

Një tjetër gjë që bëri zhurmë të madhe ishte vdekja e punëtorëve emigrant. Sipas TheGuardian dyshohet se deri në shkurtin e vitit 2021 kishin vdekur mbi 6500 punëtorë nga shtetet e ndryshme të kontinentit aziatik në ndërtimin e stadiumeve. Ky numër është i bazuar në të dhënat e ambasadave të shteteve përkatëse.

Qeveria e vendit atje i mohoi këto zëra, duke thënë se jo të gjitha vdekjet ishin në punishtet e stadiumeve. Ata thonë se midis periudhës 2014-2020 kishin 37 vdekje të punëtorëve dhe vetëm tre prej tyre gjatë punës.

Një shqetësim tjetër i madh është për komunitetin LGBTQ+, pasi siç e dimë Katari është një vend mysliman me ligje të rrepta, ku funksionin ligji i Sheriatit, me homoseksualitetin të cilësuar si të paligjshëm në këtë shtet.

Sepp Blatter: End of era for Fifa boss - BBC News

Një deklaratë bombë ishte ajo e ish-Presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, i cili 12 vite më parë dha njoftimin për organizuesin e këtij turneu. Ai gjatë javës së kaluar tha se ky vendim që morën në 2010 ishte një gabim i madh.

Një ditë para turneut, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino akuzoi Perëndimin për "hipokrizi" në raportimin e tij në lidhje me të dhënat e të drejtave të njeriut në Katar.

Në një monolog të jashtëzakonshëm në një konferencë shtypi në Doha, Infantino foli për gati një orë dhe bëri një mbrojtje pasionante të Katarit dhe turneut.

Temperaturat e larta, arsyeja pse turneu zhvillohet në vjeshtë

Temperaturat në verë shpesh arrijnë 50 gradë celsius në Katar, kjo është arsyeja pse turneu u zhvendos për herë të parë në një vend 'dimëror', megjithëse është ende janë temperaturat e larta me 32 gradë gjatë ditës dhe një 22 gradë në mbrëmje.

Kjo do të thotë se ligat evropiane janë ndalur në mes të sezonit, me ndeshjen hapëse që do të zhvillohet vetëm një javë pas ndeshjes së fundit të Premierligës midis Fulhamit dhe Manchester United.

Tre muaj pas fillimit, këshilli i FIFA-s miratoi një kërkesë nga konfederata e Amerikës së Jugut Conmebol për të lëvizur fillimin e turneut një ditë më herët se sa ishte planifikuar.

Alkooli nuk lejohet në stadiume dhe përreth

Vendimi për ndalimin e alkoolit në stadiumet ku zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës në Katar dhe përreth tyre erdhi vetëm dy ditë më parë.

Organizatorët njoftuan tifozët anembanë botës se tifozët as nuk do mund të blinin e as konsumonin alkool brenda zonave rrethuese të tetë stadiumeve ku zhvillohen ndeshjet. Alkooli mund të konsumohet vetëm në vendet e posaçme të ndara për tifozët, larg stadiumeve.

Botërori më i shkurtër që nga 1978-ta

29 ditë që nga fillimi deri në mbarim(20 nëntor – 18 dhjetor), kjo do jetë Kupa e Botës më e shkurtër që nga Argjentina 1978.

Not fixing what's broken: the World Cup and its troubling relationship with dictatorships

Kjo do të thotë që organizatorëve u është dashur të planifikojnë katër ndeshje në shumicën e ditëve gjatë fazës së grupeve dhe nuk ka kohë midis grupeve dhe fazave të eliminimit, me 16 të fundit që fillojnë një ditë pas përfundimit të fazës së grupeve.

Lajme të ngjashme