Ish-shefi i FIFA-s Sepp Blatter e pranon: Kupa e Botës në Katar ishte gabim - NACIONALE

Ish-shefi i FIFA-s Sepp Blatter e pranon: Kupa e Botës në Katar ishte gabim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sepp Blatter, ish-presidenti i FIFA-s kur Katari e fitoi të drejtën për organizimin e Kupës së Botës 2022 në vitin 2010, ka thënë se vendimi për ta zgjedhur vendin e Lindjes së Mesme si nikoqir të Botërorit ishte gabim.

Vendimi për t’ia dhënë Katarit të drejtën për organizimin e Botërorit në vitin 2010 ishte pritur me shumë polemika, pasi vendi konservator mysliman akuzohej për dhënie të ryshfetit për ta siguruar të drejtën e organizimit të këtij turneu, derisa koha e zhvillimit të tij u ndryshuar nga vera në dimër për shkak të temperaturave të lara në verë.

Blatter, i cili e udhëhoqi FIFA-n për 17 vite, është akuzuar për korrupsion po ashtu gjatë udhëheqësisë së tij si president. Ai u shpallë i pafajshëm për mashtrim nga një gjykatë zvicerane në qershor. Prokurorët janë ankuar ndaj vendimit.

Zgjedhja e Katarit për organizimin e Kupës së Botës ishte gabim dhe unë e pranoj përgjegjësinë time si president i FIFA-s në atë kohë”, tha Blatter për gazetën zvicerane Tages Anzeiger.

Është vend shumë i vogël. Futbolli dhe Kupa e Botës janë shumë të mëdha për të”, tha Blatter për Katarin, i cili është vendi i parë i Lindjes së Mesme që do të jetë nikoqir i këtij turneu.

Ai shtoi: “Që prej atëherë u morën parasysh të drejtat e njeriut dhe konsideratat sociale”.

Blatter tha se do ta shikojë turneun, i cili nis më 20 nëntor, nga shtëpia e vet në Zurich.

"Në atë kohë, ne në fakt u pajtuan në Komitetin Ekzekutiv që Rusia ta organizojë Kupën e Botës 2018 dhe SHBA-ja Kupën e Botës 2022. Kjo do të kishte qenë një shenjë paqeje nëse dy kundërshtarë të moçëm politikë do të kishin qenë nikoqirë të Kupës së Botës njëri pas tjetrit”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme