"Kujtim i këndshëm" - Alonso në prag të ndeshjes me kuqezinjtë, e kujton përballjen legjendare ndaj Milanit - NACIONALE

"Kujtim i këndshëm" - Alonso në prag të ndeshjes me kuqezinjtë, e kujton përballjen legjendare ndaj Milanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Xabi Alonso e kishte fituar Ligën e Kampionëve 2005 duke fituar ndaj Milanit me Liverpoolin pasi fillimisht ishin duke humbur 3:0.

Tani në rolin e trajnerit të Bayer Leverkusen, Alonso, do të përballet me Milanin në Ligë të Kampionëve nesër.

Leverkusen do të jetë mikpritës i Milanit në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve, në kuadër të xhiros së dytë të Fazës së Ligës.

Ish-mesfushori spanjoll luajti kundër kuqezinjve gjashtë herë si futbollist dhe takimi i tij i parë në fushë ishte veçanërisht domethënës pasi ishte në një finale të Ligës së Kampionëve të fituar nga klubi i tij Liverpool në Stamboll.

Ishte një nga finalet më epike ndonjëherë. Milani ishte 3:0 në avantazh pas pjesës së parë, por ata pësuan tri herë në pjesën e dytë dhe në fund humbën me penallti.

Xabi Alonso kontribuoi shumë në fitoren e Liverpoolit duke shënuar golin e barazimit në minutën e 60-të.

“Ishte thelbësore për karrierën time; 20 vjet më vonë, ne ende po flasim për atë lojë”, tha spanjolli në një konferencë për shtyp para ndeshjes të hënën, cituar nga TMW.

“Është një kujtim i këndshëm. Edhe pse humbëm nga Milani dy vjet më vonë, ajo ishte një natë e pabesueshme. Megjithatë, ishte 20 vjet më parë, dhe tani duhet të mendojmë për të nesërmen. Milani është në historinë e Ligës së Kampionëve. I kam ndjekur gjithmonë nga Sacchi te Capello. Ata kanë pasur lojtarë të mëdhenj dhe është një nder të përballesh me ta”.

Carlo Ancelotti ishte trajner i Milanit në vitin 2005 dhe Xabi Alonso luajti nën drejtimin e trajnerit italian në sezonin 2023-14 kur fitoi titullin e dytë të Ligës së Kampionëve si futbollist me Real Madridin.

Lajme të ngjashme