Kryetari i Lezhës i quan "xhelozë" ata që kritikuan Ilir Dajën - NACIONALE

Kryetari i Lezhës i quan "xhelozë" ata që kritikuan Ilir Dajën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, u përball me shumë reagime negative nga emra të njohur në futbollin kosovar, kur pas ndeshjes së parë ndaj Bate Borisov, kritikët e skuadrës së tij i goditi me një deklaratë të fortë.

Të shumtë ishin ata që reaguan, si Ismet Munishi, Bylbyl Sokoli e Faruk Statovci, që edhe e tepruan me deklarata të pamatura. Ndaj këtyre ka reaguar kryetari i bashkisë në Lezhë, Pjerin Ndreu.

Ndreu thotë se disa shqiptarë e kanë problem suksesin e një tjetri shqiptari, duke thënë se kjo është një dukuri e keqe, që duhet larguar nga ajo.

Statusi i plotë i Pjerin Ndreut në rrjetin social Facebook:

“Futbolli i klubeve shqiptare e ka nje kulm tashme, Ballkanin e Suharekes! Urime te perzemerra per Cimen, Baliun, Ilir Dajen dhe futbollistet e palodhur qe na nderojne!

Kur Presidenti Asrim Kabashi kishin vendosur te merrte trajner Ilir Dajen, une rastesiht qellova me te, Kryetarin e Komunes Bali Muharremaj, dhe te nderuarin Halil Kastrati tek Shtepia e te Moshuareve Suhareke.

I thashe ke marre me te mirin( nuk e njoh nga a afer Dajen). Por lere te punoje, mos i nderhy! Sot Ilir Daja nuk eshte nje rastesi, por nje realitet qe na ben krenar me nivelin profesional dhe rezultatet e larta!

Disa shqiptare e kane shume problem suksesin e nje shqiptari tjeter! Le te jete kongolez, maroken a ca te doje, por shqiptare nuk ban! Xhelozet le te merren me dokrra hinit se ju shkon!”

Ballkani është kualifikuar për herë të dytë radhazi në Ligën e Konferencës nën drejtimin e Ilir Dajës dhe në grupe do të ketë punë me gjigantin kroat Dinamo Zagreb.

Lajme të ngjashme