Ballkani mëson kundërshtarët në Ligën e Konferencës, gjendet në Grupin C me gjigantin kroat Dinamo Zagreb
Kampioni i Kosovës, Ballkani, e rishkroi historinë dje duke u kualifikuar për herë të dytë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës, pasi pas 180 minutave lojë e mposhti Bate Borisovin. Sot në Monako u tërhoq shorti për grupet, ku ‘Xhebrailat’ do të jenë në grupin C dhe më poshtë mund të mësoni se kush do të jenë kundërshtarët e tyre.
Ballkani u paraqit suksesshëm në sezonin e kaluar në grupet e Ligës së Konferencës, por që nuk arriti të kalonte tutje dhe këtë sezon ata synojnë ta bëjnë këtë.
Këto janë të gjitha grupet e Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24:
Grupi A: Lille, Slovan Bratislava, Olimpija Ljubljana, Klaksvik;
Grupi B: Gent, Maccabi Tel-Aviv, Zorya Lohansk, Breidablik;
Grupi C: Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen, Astana, BALLKANI;
Grupi D: Club Brugge, Bodo/Glimt, Besiktas, Lugano;
Grupi E: AZ Alkmaar, Aston Villa, Legia Warsawa, Zrinjski;
Grupi F: Ferencvaros, Fiorentina, Genk, Cukaricki;
Grupi G: Eintracht Frankurt, PAOK, Helsinki, Aberdeen;
Grupi H: Fenerbahce, Ludogorets, Spartak Trnava, Nordsjaelland.
The 2023/24 group stage is complete ✅#UECLdraw pic.twitter.com/szTXn8mxQ7
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) September 1, 2023
Sezoni i ri i Ligës së Konferencës do të fillojë më 21 shtator për të gjitha skuadrat, ndërsa kjo fazë përfundon më 14 dhjetor.
Finalja e madhe e garës së tretë më të rëndësishme evropiane do të zhvillohet në Agia Sofia Stadium në Greqi, më 29 maj 2024.
