Kryetari i Dardanëve lirohet nga akuzat: Falënderoj gjyqësorin për profesionalizmin e treguar - NACIONALE

Kryetari i Dardanëve lirohet nga akuzat: Falënderoj gjyqësorin për profesionalizmin e treguar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha, më në fund, pas një procesi të gjatë, është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga çdo akuzë për fajde dhe krim të organizuar, në një proces gjyqësor që zgjati më shumë se katër vite.

I njohur me nofkën Luli i Dardanëve, për këtë rast ishte arrestuar në fund të vitit 2018, ku Prokuroria Speciale e akuzonte për përfshirje në fajde dhe krim të organizuar.

Berisha në rrjetet sociale e falendëroi gjyqësorin për profesionalizëm, pasi thotë se besoi që drejtësia do të vihej në vend.

Statusi i plotë në Facebook nga Lulzim Berisha

Drejtesia dha verdiktin e vet mbi pafajesine time. Cdohere kam qene i gatshem te bashkepunoj me drejtesine deri ne zbardhjen e çdo akuze qe me eshte ngarkuar, edhe pse i bindur qe te njejtat nuk qendronin dhe nuk kishin baze. Besimi ndaj institucioneve te drejtesise dhe shtetit prodhoi nje proces te stergjate, por ç'eshte me e rendesishmja me nje fund te drejte, per çka e falenderoj edhe gjyqesorin kosovar per profesionalizmin e treguar. Pike se pari, falenderoj avokatet qe besuan ne pastertine time dhe e mbrojten ate me konsistence pergjate cdo periudhe kohore. Falenderime te vecanta shkojne per avokatet Avokat Bekim Kelani,Fanol Krasniqi dhe Nasuf Hasani, per punen dhe angazhimin e te cileve do te jem perhere mirenjohes.

Falenderoj gjithashtu familjen time te ngushte dhe çdo njeri tjeter qe me qendruan prane dhe nuk me paragjykuan apo nuk ma veshtiresuan jeten, por me stimuluan per t'i besuar drejtesise dhe per te bashkepunuar me te, deri ne verdiktin perfundimtar te saj. Te qendruarit prane ne momente te veshtira ben qe t'i dallosh miqte e vertete. Ata qe ishin afer meje ne kete faze do te kene perhere respektin tim. U detyrohem cfaredo ne aspektin human. Keshtu drejtesia me ne fund fitoi, sado qe me faza ishte proces i mundimshem. Une do te vijoj te angazhohem per te miren publike dhe interesin e vendit tim sic kam bere kurdohere, kudo qe ka nevoje per mua dhe ckado qe mendohet se mund te kontribuoj.

Me respekt,
Lul Berisha

Avokati Nasuf Hasani më herët gjatë ditës njoftoi opinionin publik se Prokuroria Speciale është tërhequr nga akuzat për Lulin dhe i njëjti do të jetë i lirë tani e tutje.

Lajme të ngjashme