Kross: Superliga Evropiane do ta kthejë sërish pasionin te tifozët, klubet s’kanë nevojë për UEFA-n - NACIONALE

Kross: Superliga Evropiane do ta kthejë sërish pasionin te tifozët, klubet s’kanë nevojë për UEFA-n

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Toni Kroos mendon se Superliga Evropiane do të ndodhë së shpejti dhe do të arrijë ta kthejë pasionin dhe entuziazmin sërish te tifozët.

Më herët këtë muaj, A22 njoftoi me planet për Superligën Evropiane që do të ketë 60 deri në 80 skuadra dhe një klub do të zhvillojë minimum 14 ndeshje për sezon.

Përpos kësaj nuk do të ketë ndonjë skuadër që do të qëndrojë përgjithmonë duke pasur promovimin dhe eliminimin në divizione, derisa nuk do të kërkojë nga klubet të largohen nga garat e tyre.

Mesfushori i Realit ka mbështetur këtë ide të Superligës Evropiane duke thënë se futbolli ka nevojë për ndryshime.

"Mendoj se do ta shohim Superligën Evropiane dhe besoj për disa arsye. Ideja e Superligës Evropiane ka ndryshuar dhe ia vlen të dëgjohet. Është një kompeticion sportiv, një turne i hapur por i menaxhuar nga klubet dhe jo UEFA, sepse klubet besojnë që nuk kanë nevojë për UEFA-n. Mendoj se e meriton një shans".

"Gjithnjë kemi folur për pasionin për futbollin, besoj se Superliga Evropiane ka mundësinë ta ndryshojë këtë situatë. Do të ketë më shumë entuziazëm dhe emocion në ndeshje që do të mund të shohim".

"Shumë njerëz thonë "Kush dëshiron të shoh Real Madrid kundër Man City çdo javë? Por, a jeni lodhur duke shikuar Federer kundër Nadal sërish dhe sërish? Unë jo. Ky është mendimi im".

"Mendoj se do t'i rikthejmë tifozët te futbolli dhe të sjellë një entuziazëm edhe te tifozët neutral sepse ndeshjet nuk shikohen vetëm nga mbështetësit, por edhe tifozët neutral".

Kroos pastaj "goditi" edhe UEFA-n duke thënë se vendosen ta krijojnë Ligën e Kombeve pa asnjë arsye.

"Mendoj se kemi dëgjuar në UEFA dhe jo shpesh në mendimin tim. Pse është në rregull që UEFA ta prezantojë Ligën e Kombeve kur askush s'ka nevojë? Çuditërisht askush nuk i pyet".

"Për këtë arsye mendoj se është tejet e rëndësishme që të dëgjojmë propozime si Superliga Evropiane. Kam një ndjenjë sikurse nuk jemi duke u dëgjuar më".

Lajme të ngjashme