Krijohet kombëtarja e Kosovës U16
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se është krijuar kombëtarja për grupmoshat U16.
Detyra i është besuar stafit të drejtuar nga Mehmet Kurda, Ibrahim Domi, Fadil Ademi dhe Burim Sadiku. Kurda veçse njihet për krijimin e shumë talentëve, një ndër ta edhe Milot Rashica që po shkëlqen te Besiktasi.
Tashmë, Kosova U16 e ka nisur punën ku synimi është identifikimi i talentëve të rinj dhe t’i ndihmojnë që ta rrisin potencialin, përfshirë edhe lojtarët jashtë vendit.
FFK njofton se në grumbullimin e parë të Kosovës U16 ka pasur fond të pasur të lojtarëve “duke përfshirë sulmues të shkëlqyeshëm, mesfushorë të shpejtë dhe mbrojtës të spikatur”.
Kombëtarja U16 prej 1 mars deri më 7 mars do të marrë pjesë në turneun zhvillimor të UEFA-s në Tiranë, prandaj stafi teknik synon që çdo javë të ketë nga një grumbullim në Kampin Nacional në Hajvali, në mënyrë që ekipi të përgatitet sa më mirë për këtë aktivitet.