Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, Muriq stërvitet i vetëm - NACIONALE

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, Muriq stërvitet i vetëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës e ka kryer sot seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Qipros në Kampin Nacional në Hajvali.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se sulmuesi dardan, Vedat Muriqi ka stërvitur i vetëm për shkak të një shqetësimi nga ndeshja me Rumaninë, ku Kosova pësoi humbje me rezultat 0-3.

“Ndërkohë, sulmuesi Vedat Muriqi, ka zhvilluar stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, për shkak të një shqetësimi nga ndeshja e kaluar kundër Rumanisë.” – thuhet në njoftim.

Ndryshe, FFK-ja ka përjashtuar nga grumbullimi, Edon Zhegrovën, Aro Muric dhe Florent Muslijën.

Kujtojmë se ndeshja Qipro-Kosovë, zhvillohet të hënën, në orën 18:00.

Lajme të ngjashme