Kosova zhvillon stërvitjen e parë nën urdhrat e Fodas - NACIONALE

Kosova zhvillon stërvitjen e parë nën urdhrat e Fodas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e parë nën urdhrat e Franco Fodas.

“Dardanët” kishin mungesa të shumta në stërvitjen e parë, shkaku që lojtarët ishin të angazhuar me klubet e tyre në vikendin e kaluar.

Me 17 lojtarë, Foda kreu stërvitjen e parë para dy ndeshjeve miqësore të muajit mars, ndërsa ekipi i plotë pritet të jetë në stërvitjen e radhës.

Disponimi i lojtarëve dukej mjaftë në nivel, ku për herë të parë u grumbulluan me skuadrën edhe Drilon Hazrollaj i Malishevës, Ilir Avdyli i Llapit si dhe u kthyen për herë të parë që nga lëndimi Albion Rrahmani e Vedat Muriqi.

Përndryshe, kanë munguar emra si Amir Rrahmani, Elbasan Rashani, Edon Zhegrova, Donat Rrudhani, Blendi Idrizi, Bersant Celina, Florent Muslija, Mirlind Kryeziu si dhe Arijanet Muric.

Kujtojmë, se Kosova më 22 mars e zhvillon përballjen ndaj Armenisë ndërkohë të mërkurën do të udhëtojë për në Jerevan.

Lajme të ngjashme