Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Bjellorusisë, mungon Rashica - NACIONALE

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Bjellorusisë, mungon Rashica

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës ka kryer edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Bjellorusisë që zhvillohet në Hungari.

“Dardanët” në orët e pasditës kanë kryer stërvitjen me intensitet të lartë në kryeqytetin e Hungarisë.

Sidoqoftë, në këtë seancë stërvitore nuk ka arritur të paraqitet sulmuesi Milot Rashica, që mesa duket do të jetë mungesa e madhe ndaj bjellorusëve.

Në këtë seancë nuk ka arritur të stërvisë Milot Rashica, i cili ende është duke u rikuperuar nga lëndimi i pësuar në ndeshjen e kaluar kundër rumunëve”, konfirmoi FFK.

Për Kosovën, kjo përballje ndaj Bjellorusisë është tejet e rëndësishme meqenëse në rast që s’arrihet fitorja, atëherë gjasat veçse bëhen thuajse të pamundura për një kualifikim.

Para ndeshjes, përzgjedhësi Alain Giresse ka deklaruar se ka analizuar Bjellorusinë dhe do të provojë që Kosova të zhvillojë lojën e vetë kundër tyre.

“E kemi analizuar lojën e Bjellorusisë, ashtu siç besoj se edhe ata e kanë studiuar lojën tonë. Në veçanti e kemi analizuar ndeshjen e tyre të fundit kundër Izraelit. Sidoqoftë, ne nuk do t’i përshtatemi lojës së tyre por do të luajmë lojën tonë. Pra, ne do t’ua imponojmë atyre lojën tonë, pasi qëllimi ynë është ta dominojmë këtë ndeshje. Kundër Rumanisë kemi bërë lojë të mirë, por ka munguar finalizimi i rasteve”.

Përndryshe, përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 pa praninë e tifozëve.

Lajme të ngjashme