Alain Giresse: Duam fitore ndaj Bjellorusisë, Milot Rashica në dyshime - NACIONALE

Alain Giresse: Duam fitore ndaj Bjellorusisë, Milot Rashica në dyshime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Kosovës Alain Giresse ka konfirmuar se sulmuesi Milot Rashica është në dyshime për Bjellorusinë, derisa shtoi se duan pikët e plota.

Rashica u zëvendësua pas 45 minutave ndaj Rumanisë si pasojë e një lëndimi, që mesa duket mund t’i ndikojë ta humbet ndeshjen e dytë të Kosovës.

Girsse në konferencë për shtyp deklaroi se Mirlind Kryeziu s’ishte pjesë e grumbullimit shkaku i vendimeve sportive, kurse Rashica mbetet në dyshime.

Për Milot Rashicën akoma nuk e kemi të qartë nëse do të jetë në dispozicion nesër dhe nëse do ta përballojë stërvitjen e sotme. Gjendja e tij vazhdon të përcjellet nga afër dhe pasi ta kryejmë stërvitjen do ta shohim”.

Në ndeshjen e parë s’ka qenë i gatshëm por tani është i gatshëm dhe është një ndër lojtarët që mund të jetë titullar nesër. Janë disa vendime sportive që duhet të merren parasysh, kurse lëndimi i Milotit është një lëndim plus që duhet të përballemi në këtë grumbullim”.

Ai komentoi pak ndeshjen ndaj Rumanisë duke deklaruar se Kosovës i mungoi vetëm goli, derisa nënvizoi se e di 11-shen ideale mirëpo lëndimet nuk po e lejojnë ta përdori.

Nuk do të dëshiroja të kthehem se mënyra si kemi luajtur, por është e qartë që ajo që na ka munguar është goli. Nëse flasim për ndeshjen e fundit atëherë mund ta shihni se kemi luajtur vërtetë mirë, por që nuk kemi arritur qëllimin që ka qenë shënimi i golit. Ne duhet të jemi të fokusuar edhe më shumë që të arrijmë qëllimin tonë”.

Ajo që mund të them se e kemi të qartë se cila duhet të jetë 11-shja ideale për Kosovën. Por duhet ta keni parasysh se duhet të përshtatemi me rrethanat që i kemi në ekip, që janë lëndimet që jemi përballur çdo herë përfshirë këtë grumbullim. Sa i përket 11-shes për nesër nuk mund të komentojë por mendoj se është e duhura për ta arritur qëllimin që është fitorja ndaj Bjellorusisë”.

Ermal Krasniqi ende s’ka debutuar te Kosova në ndeshje zyrtare, por Giresse sërish dha shenja që mund t’ia jep minutat e parë në Hungari.

“Ermal Krasniqi? Nëse flisnin për Krasniqin, e kam të qartë se të gjithë në një moment të caktuar e kanë nga një lojtar favorit. Duhet ta kemi parasysh eksperiencën dhe shumë gjëra tjera. Në ndeshjen e kaluar luajtëm mirë dhe duhet t’ia dimë kontributin atyre futbollistëve që luajtën. Për nesër s’dua të flas kush mund të aktivizohet, por sigurisht kam besim te Krasniqi andaj edhe ka marrë ftesë për këto ndeshje. Por nuk dua të flas kush dhe në çfarë pozitë do të luajë nesër”.

Kemi studiuar dhe analizuar lojën e Bjellorusisë si ata tonën. Nuk duhet t’i përshtatemi lojës që luan kundërshtari, por të imponojmë lojën tonë. Ky është qëllimi për lojën e nesërme, që ta kemi dominimin në fushë dhe ta detyrojmë kundërshtarin të na përshtaten në mënyrën e lojës tonë”, përfundoi Giresse.

Lajme të ngjashme