Kosova U19 kërkon fitoren ndaj Sllovenisë për t'u kualifikuar në Kampionat Evropian - NACIONALE

Kosova U19 kërkon fitoren ndaj Sllovenisë për t'u kualifikuar në Kampionat Evropian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës me gjeneratën deri në 19 vjet e luan sot ndeshjen e fundit, ku për pak çaste do të përballen me Slloveninë, që me shumë gjasë do të ishin pikët e kualifikimit në Evropian, pasi janë shumë afër për ta bërë një gjë të tillë.

Dardanët e udhëhequr nga trajneri Adil Maliqi kanë shkëlqyer deri më tani, duke dhënë edhe atomin e fundit, e duke iu bërë ballë edhe superfuqive botërore.

Kosova U19 përkundër që konsiderohet tejet më e dobët se Spanja, tre ditë më parë bënë superparaqitje ndaj tyre, ndonëse humbën 2:1, ndërsa më 20 mars e mposhtën Austrinë, që në fillim konsiderohej si favorite kryesore për kualifikim.

Kjo gjeneratë e kombëtares kishte marrë pjesë edhe më herët në Elite Round, një prag para Evropianit, por kaq shumë shpresë për kualifikim nuk pati asnjëherë dhe kjo për faktin se djelmosat e rinj po tregojnë paraqitje fantastike, ku të gjithë ishim dëshmitar të një goli të mrekullueshëm të Eliot Bujupit në ndeshjen ndaj Spanjës.

Kosova U19 luan ndaj Sllovenisë me fillim nga ora 12:00, e në orar të njëjtë takohen edhe Spanja me Gjermaninë.

Dardanët kanë nevojë për fitore, ndërsa duhet të shpresojnë që Spanja të barazojë apo edhe ta humbi ndeshjen, në mënyrë që historia të shlruhet dhe Kombëtarja e Kosovës të jetë në Kampionat Evropian.

Lajme të ngjashme