Kosova U19 ëndërron kualifikimin: Maliqi e nis me këtë formacion ndaj Ishujve Faroe
Kombëtarja e Kosovës U19 e zhvillon përballjen e fundit në kuadër të fazës së parë të kualifikimit në Evropian, ku përballet me Ishujt Faroe.
Pas triumfit fantastik ndaj Spanjës, skuadra e drejtuar nga Adil Maliqi duhet me patjetër t’i arkëtojë pikët e plota ndaj Ishujve Faroe.
Maliqi i ka qëndruar prapa formacionit 4-3-3, ku do të sulmojë gjatë tërë kohës për t’i arkëtuar pikët e plota.
Formacionet zyrtare:
Kosovë (4-3-3): Qela; Lakna, Mavraj, Parduzi, Hadërgjonaj; Gashi, Lleshi, Gërbovci; Gashijan, Bujupi, Destani.
Ishujt Faroe (5-4-1): Steig; Holm, Prior, Arngrimsson, Olavsson, Jonsson; Bjarkhamar, Hellisdal, Atlason, Samuelsen; Klein.

Përballja do të nis me fillim nga ora 12:00 në “Fadil Vokrri”.