Kosova i vijon përgatitjet për ndeshjen me Qipron - NACIONALE

Kosova i vijon përgatitjet për ndeshjen me Qipron

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova i ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve të hënën plotësisht e kompletuar.

Trajneri Alain Giresse i pati në dispozicion të gjithë të lojtarët që i ka thirrur në grumbullim për stërvitjen e mëngjesit të sotëm, pasi disa prej tyre mbërritën më vonë në Prishtinë.

Dardanët stërvitën në fushën e stadiumit Fadil Vokrri në kryeqytet, para ndeshjes hapëse të Grupit 2 në Ligën C të enjten kundër Qipros në AEK Arena në Larnaca.

Kosova i nisi përgatitjet të premten në kampin stërvitor në Hajvali, ku trajneri francez i stërviti 17 futbollistë, para se pjesa e mbetur t’i bashkohej grumbullit për stërvitjet e sotme.

Kosova është pjesë e Grupit 2 në Ligën C – kategoria e tretë në këtë garë – bashkë me Qipron, Irlandën Veriore dhe Greqinë.

Trajneri Alain Giresse, i cili listën me të 24 futbollistë të ftuar e publikoi javën e kaluar, do të debutojë zyrtarisht në stolin dardan më 2 qershor kur Kosova e viziton Qipron në ndeshjen hapëse të grupit.

Tri ditë më vonë, më 5 qershor, verdhekaltrit e presin Greqinë në Prishtinë, pastaj Irlandën Veriore më 9 qershor po ashtu në kryeqytet.

Më 12 qershor Kosova udhëton drejt Athinës për t’u përballur me Greqinë në ndeshjen e kthimit dhe të fundit për këtë grumbullim.

Trajneri francez Giresse ka bërë disa ndryshime në listën e tij të parë për ndeshje garuese, duke e kthyer Benjamin Kolollin në kombëtare, megjithëse ai nuk ka qenë shumë aktiv me skuadrën e tij Shimizu S-Pulse në J1 League në Japoni dhe vjen pas riaftësimit nga lëndimi.

Por një nga të ftuarit e tij për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës, Edvin Kurtulusin i Hammaarbay, ka vendosur ta përfaqësojë Suedinë në arenën ndërkombëtare në vend të atdheut të vet.

Për herë të parë nga Kosova u ftua edhe Donat Rrudhani i Aarau.

Leart Paqarada nuk është ftuar ashtu siç pritej, ndërsa jashtë listës kanë mbetur sulmuesi i Hammaarby Astrit Selmani., Florent Hadergjonaj i Kasimpasas dhe Elbasan Rashani i Clermont.

Rikthimi i Arbër Zenelit po ashtu është një plus i madh për Kosovën, pasi sulmuesi i Stade de Reims është riaftësuar plotësisht nga lëndimi i gjurit që e kishte lënë jashtë Kombëtares në dy vitet e fundit dhe ai duket ta ketë gjetur formën tamam kur vendi i tij mund të ketë nevojë për të.

Lajme të ngjashme