Korenica flet pak para ndeshjes: Shumë vështirë, por duam pikët maksimale
Sulmuesi Meriton Korenica e sheh si të vështirë ndeshjen ndaj Zvicrës, mirëpo që pret se Kosova t’i arkëtojë pikët e plota.
Edhe pse në stol, futbollisti më i ri i Manisas bëri me dije se është i gatshëm nëse i ipet shansi nga Gliha.
Pak para ndeshjes, 26-vjeçari foli në “SuperSport” për kalimin te Manisa si dhe përballjen ndaj ndaj Zvicrës.
“Për mua është një ëndërr e bërë realitet. Më kanë pritur shumë mirë, dua t’i falënderoj të gjithë. Emocion i madh, e kemi obligim të bëjmë maksimumin për shtetin tonë. E falënderoj shumë edhe trajnerin, më ka pritur shumë mirë. Ai vendos për gjithçka, ne jemi gati të shfrytëzojmë çdo minutë që na jep ai”.
“Jam gjithmonë i gatshëm, por vendos trajneri për minutazhin. Është një ekip shumë i mirë, djemtë janë shumë të mirë. E përkrahin të gjithë njëri-tjetrin. Është kënaqësi për mua që jam këtu, shpresoj të jem edhe në të ardhmen pjesë e Kosovës”.
Ndërsa, sa i përket ndeshjes ndaj Zvicrës ai shtoi se shpreson që të arkëtojmë pikët e plota.
“E vështirë, Zvicra është shumë e fortë. Por, ne kemi lojtarë cilësorë, të gjithë janë në maksimum. Shpresoj të marrim pikët maksimale. Të gjithë janë të gatshëm për maksimumin”.
“Atmosfera në dhomat e zhveshjes? Shumë e mirë. Të gjithë po e presin ndeshjen, të gjithë do e japin maksimumin”.
Kujtojmë, përballja nis në ora 20:45.