Koreja Jugore buzë eliminimit nga Botërori, pas disfatës kundër Ganës në një triller 5-golësh - NACIONALE

Koreja Jugore buzë eliminimit nga Botërori, pas disfatës kundër Ganës në një triller 5-golësh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gana e ka mposhtur 3:2 Korenë Jugore në një ndeshje triller, duke ia rritur vetes shpresat dukshëm për ta kaluar grupin në Kupën e Botës në Katar, derisa për jugkoreanët e udhëhequr nga Heung-Min Son ky mund të jetë fundi i rrugëtimit të tyre.

Mohammed Kudus me dy gola e frymëzoi Ganën drejt fitores së parë në Grupin H në Educional City Stadium, pas disfatës kundër Portugalisë në ndeshjen hapëse.

Kombëtarja e Afrikës Perëndimore tani ka tri pikë, aq sa lideri Portugalia, ndërsa Koreja e Jugut është e fundit me një pikë njëlloj si Uruguai.

Por Uruguai dhe Portugalia kanë një ndeshje më pak dhe do të takohen në mbrëmje për ta kompletuar xhiron e dytë në grup.

Mohammed Salisu e kaloi Ganën në epërsi në minutën e 24-të, duke shënuar nga afërsia në një tollovi brenda zonës jugkoreane.

Kudus e dyfishoi epërsinë për ganezët në minutën e 34-të, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Por tre minuta frymëzimi nga Cho Gue-Sung e kthyen Korenë Jugore në lojë, pasi ai shënoi dy herë me kokë në minutat 58 dhe 61.

Megjithatë, Kudus nuk e lejoi kundërshtarin të gëzohet mirë duke shënuar golin e dytë personal në këtë takim dhe të triumfit për Ganën në minutën e 68-të.

Jugkoreanët bënë përpjekje të vazhdueshme për ta shmangur disfatën e parë në këtë Botëror, duke sulmuar pareshtur.

Por ata humbën shumë mundësi shënimi, ndërkohë që ganezët u mbronin me të gjitha forcat dhe largonin topin me goditje të gjata çdo herë.

Gjyqtari anglez Martin Teylor i tërboi jugkoreanët kur e përfundoi ndeshjen tamam kur ata po përgatitshin ta rivënin topin në lojë nga korner pas 11 minutave shtesë.

Gana ia doli të mbahej dhe kjo fitore është shumë e rëndësishme para ndeshjes së saj të fundit në grup kundër Uruguait.

Përmbledhja nga ndeshja Koreja Jugore - Gana:

Lajme të ngjashme