Konfirmohen datat e ndeshjeve në Ligë të Kampionëve, Liverpooli udhëton te Milani e Manchester City e pret Interin - NACIONALE

Konfirmohen datat e ndeshjeve në Ligë të Kampionëve, Liverpooli udhëton te Milani e Manchester City e pret Interin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpooli do të udhëtojë te Milani, ndërsa Manchester City e pret Interin. Këto dy përballje janë ndeshjet kryesore të javës hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Arne Slot do të luajë ndaj kuqezinjve më 17 shtator në San Siro, ndërsa Interi udhëton për t'u përballur me Manchester Cityn në Etihad më 18 shtator.

Arsenali do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Atalantës më 19 shtator, për të vazhduar më pas të përballet me PSG-në më 1 tetor.

Një përballje që gjithmonë jep emocione është ajo mes Real Madridit e Liverpoolit, që do të zhvillohet më 27 nëntor, teksa më 22 janar do të luajnë PSG - Manchester City.

Liga e Kampionëve debuton formatin e saj të ri këtë sezon, me çdo skuadër që luan tetë ndeshje në fazën e ligës mes shtatorit dhe janarit.

Katër ndeshje do të jenë në shtëpi e katër në udhëtim për çdo skuadër.

Tetë vendet më të mira avancojnë në 1/8 e finales, teksa nga vendi nëntë deri 24 luajnë ndeshje me eliminim direkt për tetë vendet e tjera të top 16 më të mirë.

Orari për Manchester Cityn, Liverpoolin e Arsenalin

Manchester City

18 shtator - Inter Milan (H);

1 tetor - Slovan Bratislava (A);

23 tetor - Sparta Pragë (H);

5 nëntor - Sporting Lisbonë (A);

26 nëntor - Feyenoord (H);

11 dhjetor - Juventus (A);

22 janar - PSG (A);

29 janar - Club Brugge (H);

Lojtarët e Manchester Cityt festojnë kundër Interit në vitin 2023

Liverpool

17 shtator - AC Milan (A);
2 tetor - Bologna (H);
23 tetor RB Leipzig (A);
5 nëntor - Bayer Leverkusen (H);
27 nëntor - Real Madrid (H);
10 dhjetor - Girona (A);
21 janar - Lille ( H);
29 janar - PSV Eindhoven (A).

Liverpool vs AC Milan në fazën e grupeve 2021-22

Arsenali

19 shtator 19 - Atalanta (A);
1 tetor 1 - PSG (H);
22 tetor 22 tetor - Shakhtar Donetsk (H);
6 nëntor 6 - Inter Milan (A);
26 nëntor 26 - Sporting Lisbonë (A);
11 dhjetor 11 - Monaco (H);
22 janar 22 - Dinamo Zagreb (H);
29 janar 29 - Girona (A).

Lajme të ngjashme