Kompany: Bayern synon të kualifikohet si një nga top tetë në Ligën e Kampionëve
Bayern Munich nuk po e mendon play-offin e Ligës së Kampionëve ngase dëshiron të kualifikohet direkt.
Pas dy humbjeve radhazi ndaj Aston Villas e Barcelonës, “Bavarezzët” rikthehen prapë të mërkurën në Ligën e Kampionëve kundër Benficas.
Kompany në konferencë për media konfirmoi se synimi i vetëm është të avancojnë si një nga tetë skuadrat e para.
“Çfarë dimë është se duhet të fitosh gjashtë nga tetë ndeshjet për të hyrë në top tetë”.
“Duhet të fitosh tre për të arritur në play-off dhe synimi im është të arrijmë në top tetë”.
“Duhet të fitojmë ndaj Benficas. Nuk dua të mendoj se çfarë mund të kishte ndodhur në janar. E dimë se duhet të fitojmë nesër. Luajmë në shtëpi. Ky është qëllimi ynë i vetëm”.
Përndryshe, përballja mes Bayern Munichut e Benficas zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00.