Kombëtarja e zhvillon stërvitjen e fundit në Kosovë, Aro Muric rikthehet nga lëndimi - NACIONALE

Kombëtarja e zhvillon stërvitjen e fundit në Kosovë, Aro Muric rikthehet nga lëndimi

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës sot e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në tokën dardane në Kampin Nacional në Hajvali, para ndeshjes me Lituaninë.

Përballja e parë e Dardanëve do të zhvillohet pas dy ditësh, më 12 tetor në udhëtim te Lituania, me fillim nga ora 15:00.

Në stërvitjen e sotme që filloi në ora 11:00, lajm i mirë është se portieri Arijanet Muric u kthye pas një lëndimi që nuk e la të stërviste në dy ditët e kaluara, teksa Leart Paqarada është larguar për shkak të dëmtimit.

Trajneri Franco Foda u fokusua te detajet taktike, të rëndësishme për ndeshjen e radhës, ku futbollistët punuan me intensitet të lartë, duke përmirësuar ndërveprimin mes reparteve, si dhe u përgatiten për situata të ndryshme që mund të paraqiten në fushën e lojës.

Donat Rudhani e Albion Rrahmani folën pas stërvitjes, duke treguar se po mbizotëron atmosferë e mirë në grumbullim, teksa treguan për punën e mirë të bërë për disa ditë dhe se presin fitore në Kaunas.

Ekipi kombëtar sot pasdite udhëton për në Kaunas të Lituanisë, ku pastaj më 12 tetor e zhvillojnë ndeshjen e parë me fillim nga ora 15:00, teksa përballja tjetër ndaj Qipros është tre ditë më vonë (15 tetor) në Fadil Vokrri.

Lajme të ngjashme