Leart Paqarada largohet nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, nuk do të jetë me Dardanët për dy ndeshjet e muajit tetor ndaj Lituanisë dhe Qipros.
Paqarada stërviti i ndarë nga grupi në dy seancat e fundit për shkak të një dëmtimi, teksa është mësuar pas ekzaminimeve mjekësore se i njëjti nuk do të jetë i disponueshëm për lojë.
Kombëtarja ka vendosur ta lirojë atë, që ai të kthehet te klubi për trajtim të nevojshëm.
Dardanët e kanë filluar seancën e fundit stërvitore sot në ora 11:00, teksa pasdite do të nisen për në Kaunas të Lituanisë, atje ku do të zhvillojnë edhe të paktën dy seanca deri në ditën e lojës.
Përballja e Kosovës me Lituaninë zhvillohet më 12 tetor, me fillim nga ora 15:00.