Kombëtarja e Shqipërisë e mbyll pjesën e parë në disavantazh ndaj Çekisë - NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë e mbyll pjesën e parë në disavantazh ndaj Çekisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë po pëson humbje 1:0 nga Republika e Çekisë, pas 45 minutave të para të zhvilluara në Epet Arena.

Përballja që po zhvillohet në Çeki, është në kuadër të grupit B1 të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë nuk e nisën aspak mirë përballjen, pasi pësuan gol krejt në fillim të takimit.

Ishte Tomas Chory, që realizoi gol të bukur për 1:0, në minutën e tretë.

Në vazhdim Çekia ishte më kërkuese, duke krijuar më shumë, e dominuar në posedim të topit.

Në anën tjetër, Shqipëria e Sylvinhos pati vetëm gjysmë raste, me goditjen e Nedim Bajramit, që ishte rasti më i mirë.

Deri në përfundim të pjesës së parë nuk pati ndryshim në rezultat, me Çekinë që shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Shqipërisë.

Kujtojmë se Kuqezinjtë kanë një fitore dhe një humbje nga dy ndeshjet e para, dhe një humbje tjetër nuk do të ishte e mirëseardhur, pasi do të minimizonte gjasat për ta fituar grupin.

Lajme të ngjashme